Zlatan Ibrahimovic nuk ka dyshim se kush është më i miri i të gjitha kohërave: E thashë para 25 viteve dhe qeshën…jam unë!

0
image-167

I nderuar nga kombëtarja suedeze në Stokholm, para ndeshjes së djeshme miqësore me Serbinë, Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshim se kush ishte futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Ish-futbollisti, i cili shënoi 62 gola në 122 ndeshje për Suedinë, nuk ishte aspak modest kur fliste për karrierën e tij. Si gjithmonë, suedezi e vendosi veten të parin.

“25 vjet më parë thashë se do të isha më i miri i të gjitha kohërave dhe shumë njerëz qeshën. 25 vjet më vonë mund të jem këtu dhe të them se jam më i miri i të gjitha kohërave,” tha ish-sulmuesi 42-vjeçar, i cili luajti për Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy.

Pas kësaj ai u la një mesazh të rinjve: “Dua t’ju them, guxoni të ëndërroni larg. Nëse nuk keni forcë për ëndrrat e mëdha, mbështetuni në rrugëtimin tim dhe nxirrni forcë prej andej. Unë jam provë e gjallë se asgjë nuk është e pamundur, shpresoj të keni shijuar rrugëtimin tim”, ka thënë ish-futbollisti

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading