Pesë penallti të humbura, Bolonja eliminon Interin dhe “peshkon” Napolin në finalen e Superkupës së Italisë Dec 19, 2025 | 22:31

0

Bolonja është kualifikuar në finalen e Superkupës së Italisë pas një fitoreje dramatike me penallti ndaj Interit, në stadiumin “King Saud University” në Arabinë Saudite, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1 me 1.  Turam në minutën e dytë dhe Orsolini në minutën e 35-të, shënuan për skuadrat respektive. 

Portieri Ravaglia pati një rol vendimtar në suksesin e Bolonjës, duke pritur dy penallti jetike për skuadrën e tij. Tashmë, Bolonja do të përballet me  Napoli në finalen e Superkupës së Italisë, të hënën, pasi skuadra e drejtuar nga Antonio Konte mposhti Milanin me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e saj.

GJYQTARI AKORDON FILLIMISHT PENALLTI PËR INTERIN, POR MË PAS E KTHEN ME VAR: VIDEO 

GOLI I ORSOLINIT ME PENALLTI (VIDEO) 

PENALLTI ME VAR PËR BOLONJËN (VIDEO)

GOLI I TURAM (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

BOLONJA (4-2-3-1): Ravalja; Holm, Hegem, Lukumi, Miranda; Moro, Pobega; Orsolini, Odgard, Bernardeski; Kastro.
Trajner: Vinçenco Italiano.

INTER (3-5-2): Martinez; Bisek, De Vraj, Bastoni; Luis Henrike, Barela, Zielinski, Mkhitarjan, Dimarko; Turam, Boni.
Trajner: Kristian Kivu.

bolonja

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading