25-vjetori i çlirimit të Kosovës, Vjosa Osmani pret ish-kryeministrin britanik, Tony Blair: Kampion i popullit të Kosovës

0
image-178

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair.

Blair shkoi në Kosovë në prag të 25-vjetorit të Çlirimit të vendit, ku sot do t’i drejtohet Kuvendit. 

Presidentja e Osmani, e ka quajtur ish-kryeministrin britanik, Tony Blair “kampion të popullit të Kosovës”, ndërsa ka ndarë disa foto në rrjetin social “Facebook”. 

“Mirë se vjen në Kosovën e lirisë, shpresës, demokracisë, Kryeministër Tony Blair! 25 vjet më vonë, trashëgimia juaj vazhdon. Do të mbeteni gjithmonë kampion i popullit të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading