Përshkallëzohet situata në protestën te bashkia e Tiranës, militantët e Rithemelimit qëllojnë me vezë policinë, dështon tentativa për të djegur gomat
Tensione në protestën e opozitës përballë bashkisë së Tiranës e cila çdo ditë dhe më shumë përfshihet nga skandali në skandal.
Protestuesit iu kanë vënë flakën gomave të vendosura para kordonit policor. Pasi gomat kanë marrë flakë, policia ka reaguar menjëherë dhe ka shuar zjarrin.
Protestuesit kërkojnë prej disa javësh dorëheqjen e kryebashkiakut pas zbulimit të aferës “5D” dhe arrestimit të tre drejtorëve të bashkisë.