Nis mbyllja  e hapësirave të ish-Hotel “Vollga” .

0
dyrrahu1

Qytetarët që kanë kaluar ditën e hënë  pranë ish- Hotel “Vollga”, kanë vënë re që hapësirat e katit të parë kanë qenë të mbyllura me mure të ndërtuara me blloqe.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak  këshilltari nga nga opozita Joni Myshketa hodhi idenë e mbylljes së  këtyre hapësirave

 “Gjykoj se ka nevojë për investim. Mendoj se Këshilli Bashkiak duhet ta miratojë ndërhyrjen me një baner siç bëhet edhe në vendet e tjera të botës, psh një pamje siç ka qenë dikur hoteli.Pavarësisht se është një pronë private, sipërfaqja dhe fasada është e të gjithëve ne ”,- deklaroi këshilltari demokrat Joni Myshketa.

Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako dekkaroi se nuk ishte kundër idesë por duke qenë pronë private  ndërhyrja e Bashkisë është e pamundur.

“Kemi parë mundësinë e investimit me fondet e bashkisë, por duke qenë një pronë privat,e investimi mund të ekspozohet ndaj riskut. Në rast se ne bëjmë një investim dhe e veshim fasadën e atij objekti, ne nuk dimë çfarë do të ndodhë me të. Investitorët mund të kenë plan ta zhvillojnë dhe kjo gjë mund të ndodhë brenda një kohe të shkurtër, pasi ne të kemi bërë investimin. Ne objektiv kryesor kemi qëndrueshmërinë e objekteve që bëhen me fondet publike”,- tha në mbledhje kryebashkiakja Sako.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading