Vrasja e Pëllumb Metës ende mister.Hygerta prej një jave në spital, avokati deklaron: Ja kush është personi që e di çfarë ndodhi

0
image-199

Hygerta Meta dhe vëllezërit e saj, vijojnë të jenë nën hetim në lidhje me vrasjen e babit të tyre Pëllumb Meta. Teksa ende kjo ngjarje mbetet e rrethuar nga misteri, 19-vjeçarja mësohet se prej një jave ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Përveç kontrolleve të tjera, saja pritet t’i bëhet edhe një kontroll mendor, për të marrë gjendjen në të cilën ajo ndodhet.

Sipas avokatit Kujtim Cakrani, kjo është një procedurë e vonuar që duhet të ishte kryer më parë. Nga ana tjetër, avokati u shpreh se çelësi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, është bashkëshortja e të ndjerit.

 “Vrasësja nuk është vajza. U provua dhe në poligonin e qitjes që vajza nuk i kishte aftësitë fizike dhe njohuritë e duhura për të përdorur një armë. Është një pistë që duhet lënë mënjanë, duhet të shmanget. Unë mendoj dhe besoj që çelësi i të gjithë kësaj ngjarjeje është nëna, bashkëshortja e të ndjerit, e cila ka dijeni të plotë për gjithçka që ka ndodhur natën e vrasjes.

Vajza tashmë prej një jave ndodhet në spital, asaj do i bëhet edhe një kontroll për gjendjen mendore, gjë që është një procedurë e vonuar. Gjithmonë kur ndodh një krim, ka një arsye. Askush nuk zgjohet një ditë dhe thotë sot do bëj një vrasje. Kjo ndodh ose je i çmendur, ose arsye tjetër dhe ndaj duhet marrë parasysh gjendja mendore.

Sa i përket hetimeve, mendoj se Hygerta nuk ka çfarë thotë më, ajo i ka treguar të gjitha, ajo morri përsipër krimin qoftë për vëllezërit apo për nënën. Kjo e fundit duhet të merret në pyetje sistematikisht që të tregojë çfarë ka ndodhur, siç thashë, mendoj se është çelësi”,- tha avokati.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading