Kavajë  Arrestohet “skifteri” në  flagrancë. Dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera.

0
image-211

Një 47-vjeçar ka përfunduar këtë të martë në prangat e policisë në Kavajë.

Blutë njoftojnë se ky person u kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, në një banesë.

Dyshohet se 47-vjeçari mund të jetë edhe autor i 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit.

“U kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, në një banesë, vihet në pranga 47-vjeçari. 47-vjeçari dyshohet dhe si autor i 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit. Komisariati i Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Foreign”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. Sh., 47 vjeç, banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës maj-qershor 2024, në 4 raste, ka vjedhur në lagje të ndryshme në Kavajës”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading