Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët zbulojnë pasiguritë: Hasëm në vështirësi te esetë dhe interpretimi

0
image-219

Njëlloj si provimi i Gjuhës së Huaj, edhe për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë në Shkodër nuk u shënua asnjë incident. Ndërsa 1533 maturantë u bënë pjesë e këtij provimi.

Vetë maturantët tregojnë se provimi kishte nivel mesatar, ndërsa pasiguritë më të mëdha mbeten tek pjesa interpretuese

“Shumë i lehtë, normal ishte. Ishte i menaxhueshëm”, u shpreh studentja.

Në Kukës ishin rreth 800 maturantë që iu nënshtruan provimit:

“Nuk ishte shumë i vështirë, ishte i menaxhueshëm. Kam shumë besim për një vlerësim të mirë”.

 “Provimi mu duk shumë i lehtë, e morëm pa stres”, shprehen studentët pas përfundimit të provimit.

Në qarkun e Korçës qenë rreth 2000 maturantë që iu janë nënshtruan provimit i cili u zhvillua në 13 qendra:

 “Shumë i thjeshtë ishte nuk mu duk i vështirë. Pyetje të bëra gjatë procesit mësimor”, u shpreh studentja.

Edhe për 298 maturantët e Gjirokastrës niveli i tezës ishte mesatar.

Matura shtetërore do të vijojë më provimin e matematikës më 18 qershor dhe do të përmbyllet me provimin e lëndëve me zgjedhje më 24 qershor. Një nga risitë e maturës shtetërore të këtij viti është se maturantët për herë të parë do të kenë mundësinë e gjenerimit të diplomës me vulë elektronike në sistemin e-matura.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading