Zbulohet se kush e shoqëroi së fundmi Xhensila Myrtezajn në koncertin e fundit!

0
image-228

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Së fundmi, në rrjetet sociale janë bërë virale disa video, në të cilat shihet Xhensila, duke performuar në njërin prej koncerteve të saj. Ajo që është komentuar së tepërmi nga të pranishmit në koncert por edhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale është prania e vajzës së saj në koncertin e këngëtares, e cila mesa duket është suportuesja më e mirë e nënës së saj. Ndërkohë që është duke performuar në skenë, Ajka shihet në krahët e një vajze dhe të dyja shijojnë performancën e këngëtares së dashur të publikut shqiptar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading