Deputetët të gjithë  drejt Gjermanisë për të parë Kombëtaren, “paralizohet” Kuvendi

0
image-249

Pak ditë përpara ndeshjes së parë të kombëtares shqiptare përballë Italisë në Euro2024, më shumë se tifozët shqiptarë, ata që do e shijojnë, duket se janë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Një pjesë e mirë e tyre do të udhëtojnë që të enjten drejt Gjermanisë dhe për këtë arsye Kuvendi ka menduar t’u bëjë atyre një dhuratë: seanca e parashikuar pikërisht për të enjten është shtyrë për të mërkurën, ndërkohë që ligjvënësit që do të qëndrojnë më gjatë për të parë edhe përballjen e dytë me Kroacinë, kanë mësuar se edhe javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare. Disa deputetë thanë se do të udhëtojnë me makina për në Gjermani, për të pasur më shumë mundësi të lëvizin nga data 15 pas ndeshjes në Dortmund, deri në 19 qershor kur do të zhvillohet përballja me Kroacinë në Hamburg. Në këtë mënyrë, këto 10 ditë turizëm në Gjermani mund të konsiderohen si një pushim i vogël për deputetët përpara se të rikthehen në fund të qershorit, të punojnë deri në fund të korrikut, periudhë kur nisin pushimet e verës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading