Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane – rusët krijojnë radhë të gjata para bankave

0
image-278

Panik në Rusi pas lajmeve për sanksione të reja amerikane kundër ekonomisë ruse.

Tregtimi i valutave në bursën e Moskës është ndalur dhe njerëzit po mblidhen para bankave për të tërhequr kursimet e tyre, nga frika se rubla do të humb vlerën.

Tashmë ajo ka ndodh. Kursi i këmbimit të rublës ruse ka rënë nga 90 në 120-200 për dollar.

Sanksionet e reja amerikane u njoftuan pas mbylljes së bursave në Rusi dhe efektet e para do të vërehen gjatë ditëve në vijim.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit dhe Departamentit të Shtetit prekën më shumë se 300 objektiva, duke përfshirë entitete në Rusi dhe vende si Kina, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ato të përcaktuara përfshijnë Bursën e Moskës dhe disa filiale, një lëvizje e vendosur për të komplikuar transaksionin e miliarda dollarëve, si dhe subjekte të përfshira në tre projekte të gazit natyror të lëngshëm.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading