“Përralla të laraskave”, Meta me tone të ashpra pas daljes nga SPAK: Jam pyetur 3 orë kot më kot

0
image-299

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me tone të ashpra ka akuzuar kreun e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani se ai dhe prokurorët e tjerë janë takuar me Charls McGonigal.

Sipas Metës, ai është marrë në pyetje si person që është kundërshtar i narko-regjimit, ndërkohë që ka theksuar se SPAK po sulmon opozitën.

Madje ka shkuar më tej teksa ka thënë se Prokuroria e Posaçme merret me “përrallat e laraskave”, ndërkohë që nuk ndalon aferat, atë të Portit të Durrësit, Inceneratorët dhe PPP-të.

“Ju e dini që SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisëse e Edi Ramës.

Unë jam pyetur 3 orë kot më kot. Unë jam pyetur ne cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshtetit dhe narko-regjimi që e mban në këmbë Dum-Dumani.

I cili në vend që të hetojë McGonigalin, të cilin e ka takuar ai dhe prokurorët e tjerë, në vend të ndalojë Edi Ramën, Inceneratorin, aferën e Portit e Durrësit, në vend të ndalojë gjithë ato PPP që janë vjedhja më e madhe financiare, merret me përrallat e laraskave të tij.  Po iki se kam sipërmarrjen dhe tryezën. Këto do Dum-Dumani, këto detyra i kanë caktuar.

Jam pyetur si kundërshtar i narko-regjimit, që kërkon të mbahet me Dum Dumanin tuaj. Dum Dumani që bën të ato akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën”, thekson Meta.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading