Kërkojnë heqje të “arrestit shtëpiak”, regjistrohet në Gjykatën e Lartë kërkesa e Berishës dhe Malltezit

0
image-338

Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se rekursi u regjistrua gjatë ditës së sotme dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Edhe Malltezi kërkon heqje të masës së “arrestit shtëpiak”. Më 11 Qershor Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi që vulën e Partisë Demokratike ta marrë Sali Berisha. Me këngë dhe valle, mbështetësit e Sali Berishës  festuan poshtë ballkonit të tij vendimin e Apelit për t’i dhënë vulën PD që drejtohet nga ish-kryeministri në arrest shtëpie. Në pamundësi për t’ju bashkuar, Berisha i përshëndeti demokratët sërish vetëm nga dritarja e banesës së tij duke e cilësuar këtë të martë si një ditë fitoreje për demokracinë. Me emër të përveçëm nuk e përmendi, por kreu i opozitës ju shtriu dorën demokratëve, të cilët deri më sot i janë bashkuar Lulzim Bashës. Në “Rrugën e Shpresës”, siç e ka vetëshpallur vetë ish-kryeministri, përveç deputetëve besnikë të tij, fëmijëve dhe mbështetësve të përnatshëm, u vu re mungesa e disa deputetëve të grupit parlamentar me në krye Gazment Bardhin.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë kujtojmë se Gjykata e Lartë ka rrëzuar në 24 maj rekursin e Jamarbër Malltezit për masën e sigurisë arrest në shtëpi, vendosur nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm Iliriana Olldashi më 21 nëntor të vitit 2023. Malltezi u arrestua dhe u la në masën e sigurisë “arrest në shtëpi” nga gjyqtarja e shkallës së parë Irena Gjoka në muajin tetor, lidhur me hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”. Kërkesa e Malltezit për shuarje të masës së sigurisë është rrëzuar jo vetëm nga Gjykata e Lartë, por më herët dhe nga Apeli i Posaçëm dhe nga GJKKO. Dhëndri i Sali Berishës akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij. më 3 prill Gjykata e Lartë la në fuqi edhe sekuestron e 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit. Sakaq një ditë më parë, pra 23 maj, Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Berishës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend. Berisha, edhe pse nuk ndalet në betejat ligjore për të hequr masën e sigurisë dhe për të shkuar në Kuvend, të gjitha të rrëzuara nga hallkat e sistemit gjyqësor, vijon të shkelë vendimin e gjykatës i cili thekson se i lejohet komunikimi dhe takimi vetëm me familjarë me të cilët ai jeton.  Pas dhe ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok dhe gazetarit të Rai-t, në shtëpinë e Berishës ka hyrë Çun Lajçi, ditën kur ky i fundit i recitoi poezi me lëvdata Berishës poshtë ballkonit.

Reagon Berisha

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të japë llogari për të gjitha të këqijat që i ka bërë Shqipërisë gjatë mandateve të tij qeverisëse. Nuk do ketë vrimë miu në Shqipëri as në botë ku do futesh pa dhënë llogari për ato që i ke bërë këtij vendi, theksoi Berisha nga ballkoni. “Edi Rama, bërë gjithçka për ëndrrën e etërve të tu barbarë dhe mizorë për një Shqipëri pa opozitë. Ke vendosur në arrest kryetarin e partisë më të madhe opozitare. Por një gjë të garantoj se fundi i etërve të tu të pret. Se diktatura jote do ketë fatin e diktaturës së etërve të tu. Dhe nuk do ketë vrimë miu në Shqipëri as në botë ku do futesh pa dhënë llogari gjer më një për ato që i ke bërë këtij vendi. Ndaj dhe përgatitu mirë. Je i pashpresë, i pa shpëtim. Ke montuar një propagandë të shpifur, një propagandë mashtruese njëlloj si etërit tu. Por përsëri, drita e vërtetës do të çajë këtë errësirë dhe Edi Rama, ti do jesh përgjegjësi i parë si kryekriminel i Shqipërisë për mynxyrën që i bëre vendit. Nuk ka më paqe, stabilitet në këtë vend pa votë të lirë. Me Edi Ramën ka vetëm betejë. Me Edi Ramën ka vetëm mosbindje civile. Ndaj dhe të premten me të gjithë zemërimin tuaj, me të gjithë guximin tuaj, me të gjithë revoltën tuaj, të çlirojmë Bashkinë e Tiranës. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria”, deklaroi Berisha.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading