I jepet lamtumira e fundit poeti Agim Doçi, flasin familjarët: Nuk e mori pensionin që i takonte, i është bërë vrasje politike!

0
image-400

Përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit poeti i ndjerë Agim Doçi. Ai ndërroi jetë pas disa ditësh luftë me gjenden e rënduar shëndetësore.

Doçi pësoi të shtunën e 22 qershorit hemorragji celebrale dhe prej disa ditësh ndodhej në reanimacion. Gruaja e poetit, Yllka Doçi ka folur teksa zhvillohej ceremonia e përcjelljes, duke thënë se ai nuk arriti të merrte pensionin që i takonte prej 11 vitesh.

“Agimi nuk është vlerësuar sa duhet. Një mjeshtër si Agim Doçi nuk arriti të merrte as pensionin që i ka takuar prej 11 vitesh. Agimit i është bërë vrasje politike.” tha Yllka Doçi.

Ndërkohë e motra e poetit të mirënjohur, shprehet se asnjë institucion nuk i është ofruar për ti bërë homazhet.

“Nuk është se na u ofrua ndonjë për homazhe, mendoj se ai është shumë i kënaqur që donte dashurinë e njerëzve dhe jo të institucioneve.” tha e motra e të ndjerit.

Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës ku mund të përmenden këngë shumë të njohura si “Marrshi i UÇK-së”, “A vritet pafajsia”. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading