A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite
Që UDB e ish-Jugosllavisë dhe Millosheviçi ka pasur spiunë të rekrutuar në të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, kjo nuk është më një sekret, por enigmë mbeten personazhet e sferave të larta, që dyshohet se figurojnë në listën e bashkëpunëtorëve të UDB. Më i përfoluri vitet e fundit është pikërisht Sali Berisha, por edhe analisti Baton Haxhiu, të dy të njohur tashmë për lidhjet e shumëfishta me serbët. Në publik, Berisha dhe analisti Haxhiu kanë shkëmbyer akuza të llahtarshme gjithë këto kohë, si spiun i Millosheviçit, argat serb. Madje Baton Haxhiu çoi në atë kohë Berishën në gjyq për shpifje. Por një kthesë drastike ka ndodhur nga ish-kryeministri. Së fundmi, Berisha ka marrë në mbrojtje analistin pas hetimeve që ka nisur SPAK për Ilir Metën, ku gjatë rrugës ka dalë emri i Baton Haxhiut për vilën që bleu nga ish-presidenti në Golem. “Ky thërret në prokurori për hetim Baton Haxhinë. E kuptoni ju kiminë time për Baton Haxhinë, por e thërret se ti ke blerë nga një biznesmen, një shtëpi të cilën atij ja kishte shitur, Ilir Meta. A ka akt më të turpshëm. Po mirë ti blerësin e parë do e pyesësh, por me të dytin çfarë ka lidhje ai, apo se dikur ka qenë e armikut Ilir Meta. Ua solla këtë shembull se sa i shpifur, se çfarë morali ka ky pervers, se si përdor ky hetimin dhe ligjin, për urdhrat e Edi Ramës. Dhe mos harroni kurrë se ky çdo sekond, çdo orë dhe ditë që qëndron në post, qëndron në kushte antikushtetuese. Nga 6 vota, kushtetuta përcakton se në mënyrë taksative që duhej të kishte, është zgjedhur me 5 vota dhe me presion të madh. Jep dorëheqjen e o faqezi, se Kushtetuta nuk është morali yt, nuk është defterja jote, por është ligji themelor i shtetit“, tha Berisha.
A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun?
Berisha dhe Baton Haxhiun janë përfolur për lidhjet e tyre me agjenturat. Madje hijet e dyshimit i shtoi pak muaj më parë dhe analisti serb Dushan Janiç i cili tha se informacionet për Kosovën, Beogradi zyrtar i merr nga Baton Haxhiu. Madje ata citojnë edhe portalin që Baton Haxhiu ka në pronësi në Shqipëri, “Albania Post”, si një portal informimi për serbët se çfarë ndodh me ndikimin e tyre në Kosovë dhe Shqipëri. Analisti flet me siguri dhe më fjalë miqësore duke pranuar se Baton Haxhiu është me një fjalë spiuni i tyre për shqiptarët. “E dua Haxhiun”, është shprehur Janjic me, ndërsa komentonte Baton Haxhiun dhe portalin e tij Albanian Post, si një instrument propagandistik në gjuhën shqipe, që sipas tij përcjell politikat dhe planet e Beogradit. “Haxhiu ka qenë gjithmonë lajmëtari i besuar i Beogradit. U kërkoj falje, e dua Haxhiun. Ndonjëherë jap deklarata që të më shohin këta nga Beogradi nëpërmjet Albania Post”, tha ndër të tjera analisti në atë kohë. Po ashtu analisti dhe politikani Veton Surroi disa kohë më parë shkruante për një bashkëpunëtor të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që sipas tij është spiun i shërbimit sekret serb. Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ndër të parët në rrjetet sociale mbi këtë analizë, ndërsa ‘identifikoi’ emrin e këtij bashkëpunëtori. Berisha në postimin e tij shkruante se spiuni është Baton Haxhiu, të cilin ish-kryeministri prej vitesh e akuzon për atë që Surroi shkruan në artikullin e tij, ndonëse nuk e përmend me emër. “Pse Baton Stanishiqin e quaj ‘argat in chef’ i trojkës famëzeze Rama-Thaçi-Haxhia! Sepse midis të treve ai ishte më i besuari i të besuarve, njëri nga 4 konfidentët personal të vet Jovica Stanishiq, gjë për të cilën unë e kam quajtur Baton Stanishiq”, shkruante ish kryeministri. Nga ana tjetër për Berishën janë zbuluar më shumë detaje për lidhjet e tij me UDB.
Akuzat e analistit
Analisti Katsriot Aliaj zbardhi disa muaj më parë për gazetën “SOT” të dhëna tronditëse për Berishën. “I shfaqur pa pritur nga “hiri” i zhuritur i diktaturës moniste, duke shfrytëzuar situatën kaotike që sundoi në ato vite, zanafilla e tij si një dosje e zezë për demokracinë, fillon me vendosjen në krye të PD, i mbështetur nga padronët e tij të UDB. Pas këtij shërbimi qëndronte i gjithë rrethi shoqëror e familjar, duke filluar nga vjehrri i tij e deri tek padronët e hartimit të dosjes “BISTURIA”, e cila ndodhet në arkivat e UDB në Beograd. Në këtë dosje janë shkruar edhe detyrat e vëna nga Millosheviçi, të cilat i ishin ngarkuar Saliut si “ushtar” i saj i rekrutuar që më 30 Dhjetor të vitit 1974. Detyrat kryesore të tij ishin; 1- Shkatërrimi i Shqipërisë, ku gjeti zbatim në katrahurën e vitit 1997 2- Mos njohja e pavarësisë së Kosovës, duke mos qenë dakord me vendimet e Rambujesë 3- Mohimi i çështjes Çame, ku ngarkon Gramoz Pashkon, i transmetonte fjalët e tij Micotaqisit se; “Qeveria shqiptare nuk ka pretendime për Çamërinë”. Veprimtaria e tij e kamufluar anti-shqiptare, u duk edhe në zgjedhjet lokale të Himarës, ku me simpatizantët e “foltorizmit” u bë mbështetës i një të ashtuquajturi minoritar grek Fredi Belerit. Saliu bashkëpunonte ngushtë me Gazideden, me i besuari i tij nga që i lidhnin të njëjtat parime e detyra të vena nga UDB, por dhe që mbante lidhje me fundamentalizmin islamik.. Jo me kot Saliu i dha më shumë pushtet Gazidedes, nga që kishte dijeni për të gjithë veprimtarinë e tij anti-kombëtare”, tha ai. Gjithë kjo kthesë e Berishës ndaj Baton Haxhiut, i cili së fundmi ka shpeshtuar daljet e tij në televizionin e familjes “Berisha” a tregojnë se përplasjet e tyre kanë qenë vetëm një show i madh…?