Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publikë

0
Bas

Zv/kryeministres, njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku po i bëhen “mal” kallëzimet në SPAK. Zyrtarja e lartë socialiste u paraqit më 15 maj të këtij viti në Prokurorinë e Posaçme. Fletëthirrja për Ballukun u bë nga prokurori Dritan Prençi i cili po heton dosjen e inceneratorit të Tiranës. Ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka disa kallëzime në SPAK për shpërdorim detyre dhe dyshime për korrupsion. Në mars 2021, PD paditi zv/kryeministren në SPAK për koncesionin e Portit të Durrësit. Balluku akuzohej për të paktën 6 vepra penale në lidhje me koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit. Kalata iu dha me koncesion për 5 vjet një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale, në shkelje flagrante të kërkesave për tenderin. Po për Portin e Durrësit, PD ka bërë një padi të dytë një vit më pas ndaj Ballukut, por edhe ndaj kryeministrit Edi Rama e Delina Ibrahimajt, si të implikuar në aferën e Portit të Durrësit. Një tjetër padi ndaj ministres së Infrastrukturës është bërë edhe për rrugën Korçë-Ersekë, për fryrjen e kostove nga 1 në 5 mln euro për kilometër. “Nisma Thurje” ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku për procedurën e dhënies me koncesion të portit të Vlorës dhe dhënien e truallit prej 57 mijë metra katrorë me qira 1 euro për kompleksin rezidencial Vlora Marina. Pano Soko nga Nisma Thurje ngriti dyshime se procedurat e dhënies së koncesionit për portin Marina Vlorë nga ana e ministres infrastrukturës dhe energjisë, si dhe dhënia e 57 mijë metra katrorë truall në pronësi publike janë bërë në kundërshtim me ligjin, duke shkelur barazinë në tendera dhe ka dëmtuar interesat e shtetit.

Detajet

Ai gjithashtu u shpreh se edhe Ministria e Financave përmes veprimeve dhe mosveprimeve të saj ka lejuar ndryshimin e aksionarëve që kanë fituar tenderin, duke ngritur dyshimet mbi një skemë me përfitues të fshehtë, ku disa kompani hyjnë në garë fiktivisht vetëm për përmbushjen e kritereve të kërkuara ekonomike, teknike dhe të eksperiencës, por largohen me të përfunduar procedurat konkurruese, duke ia lënë administrimin përfituesit real. Për këto arsye Pano Soko, kërkoi nga SPAK nisjen e hetimeve për zyrtarët e lartë të përfshirë në këto procedura, si dhe në sigurimin e padisë, duke pezulluar punimet në Vlora Marina. Megjithatë, ka të dhëna se SPAK po heton disa sektorë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Burimet pohojnë se hetime intensive po bëhen te Drejtoria e Rrugëve, KESH, FSHZH, Albpetrol, Portet Detare, koncesionet e HEC-ve, Transporti Rrugor, Hekurudhë, Albcontrol, Agjencia e Burimeve Minerare dhe lejet e resorteve.

Denoncimi që do shkojë në SPAK

Para pak ditësh, gjithashtu grupi i ish-kryetarit të PD Lulzim Basha paralajmëruan se do të depozitojnë një padi në Prokurorinë e Posaçme për “bandën”  e drejtuar nga Belinda Balluku si ministre e linjës duke përfshirë funksionarë të ARRSH që kanë firmosur kriteret për të përjashtuar kompani shqiptare apo të huaj për të marrë pjesë në garë.  “Vjedhja dhe Korrupsioni galopant i Qeverisë së Edi Ramës është i përhapur në çdo ind të shtetit. Ndaj dhe sot një ish zëvendës kryeministër, ish-ministra, ministra e drejtorë drejtorish janë nën hetim nga SPAK. Para dy muajsh, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) shpalli të paktën 13 procedura tenderimi për ndërtim, zgjerim ose rehabilitim rrugësh në një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro. Edhe pse këto procedura u publikuan në media ndërkombëtare, ministrja Balluku me zgjatimet e saj në ARRSH për të favorizuar 5 oligarkët e përhershëm që marrin këto tendera, vendosi në kriteret e tenderimit kushte dhe afate që asnjë kompani e huaj nuk kishte mundësi t’i plotësonte. Në muajin qershor ARRSH ka shpallur fituesit e 200 milionë euro tendera, vlerat e të cilave si në çdo tenderim janë të tejfryra, gjë që faktohet edhe nga ofertat shumë herë më të ulëta të operatorëve ekonomikë në garë, të cilët nëse do të kualifikoheshin ata fitues dhe jo klientët e përhershëm të qeverisë, buxhetit të shtetit do t’i kursehej 20 milionë euro ose 10% e vlerës totale të tenderuar. Në momentin e shpalljes, PD ka denoncuar vendosjen e kritereve që përjashtojnë operatorët e huaj me qëllim përfitimin e këtyre tenderave nga klientët e qeverisë, sikurse edhe ka ndodhur. Dhënia e tenderave më vlerën 200 milion euro oligarkëve duke bërë punë jashtë cilësie dhe duke mos lejuar kompani të tjera shqiptare apo të huaja që në bashkëpunim mes tyre të jenë pjesë e këtyre tenderimeve që ofrojnë kosto më të ulët dhe cilësi më të mirë të rrugëve, dëshmon vjedhje nga kjo bandë hajdutësh dhe favorizim të të njëjtëve oligarkë. Prokurimet publike që publikoi ARRSH kishin një afat për depozitimin e dokumentacionit nga 30 deri ne 35 ditë kalendarike, ndërkohë që nga portali i E-Albania duhen 40 ditë për të marrë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Ballaku për njehsimin e licencave. Dhe sot rezulton që kompanitë që kanë fituar tenderat për ndërtim, zgjerim apo rehabilitim të rrugëve janë kompani shqiptare, klientë të qeverisë. Këta funksionarë shtetërorë kanë konsumuar minimalisht veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal. Ne do të depozitojmë në SPAK një kallëzim penal për këtë bandë të drejtuar nga Belinda Balluku si ministre e linjës duke përfshirë funksionarë të ARRSH që kanë firmosur kriteret për të përjashtuar kompani shqiptare apo të huaj për të marrë pjesë në garë”, thuhet në deklaratën e grupit të Bashës.

Diploma false

Po ashtu dyshohet se Balluku po hetohet për akuzën se ka falsifikuar diplomën kur filloi punë në shtet dhe iu desh të vërtetonte se kishte studiuar diku. Për këtë SPAK thuhet se ka pyetur disa kohë më parë për 4 orë edhe autoritetet e fakultetit juridik të Shkodrës ku Belinda thotë se ka studiuar vitet e fundit, gjatë kohës kur ishte ministre. Belinda bëri sikur kishte përfunduar Institutin Teknologjik të Athinës dhe e quajti të kryer punën e dokumentacionit që i duhej të depozitonte tek burimet njerëzore. Me kohë, gjatë punës si drejtoreshë e madhe e ALBCONTROL ajo pati mundësi të merrte kollaj dy diploma nga IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror), për të cilat, për fatin e mirë të saj, nuk i duhej të hapte kapakët e ndonjë libri.

Drejtorët e saj nën rrjetën e SPAK

Nga ana tjetër Balluku është zyrtarja e lartë ka numrin më të madh të drejtorëve në hetim nga Prokuroria e Posaçme apo janë të arrestuar për korrupsion dhe abuzim në tendera.  Sjellim në vëmendje rastin e Ergys Verdhos, kreu i ARRSH dhe ish kreu i KESH , i cili përfundoi në pranga në muajin mars. Drejtori i ministres Balluku akuzohet për  “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lamaj. Për aferat e vartësve të saj, analistë dhe ekspertë janë shprehur se Balluku ka përgjegjësi direkte në lidhje me këtë. Sipas tyre, duhet të mbajë përgjegjësi ligjore ministrja Belinda Balluku, edhe nëse s’ka ligjore, duhet të ketë morale

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading