Në kulmin e sezonit turistik, IKMT nis aksionin, ja lista e objekteve pa leje që do të shemben

0
image-405

Në kulmin e sezonit turistik, IKMT  ka nisur aksionin për shembjen e disa ndërtimeve pa leje në Vlorë.

Mësohet se ndërtesat do të shemben në kuadër të projektit Lungomare 3, ndërkohë që aksionin vjen në një kohë kur është kulmi i sezonit turistik.

IKMT ndalesën e parë e ka pasur në Radhimë, por dhe në Orikum, ku do të shemben 3 beach bare. Sakaq, ky aksion do të prekë edhe objekte të mëdha.

DVP Vlorë/Vijon plani operacional policor i koduar “Coastline”, për lirimin e hapësirave nga ndërtimet pa leje, brenda vijës bregdetare, në qarkun Vlorë.

Ndërtoi pa leje, një objekt njëkatësh, në tokë publike, në vijën bregdetare të Radhimës, procedohet penalisht 51-vjeçarja.  

Administratorët e subjektit bar-restorant janë proceduar penalisht më parë, për vijimin e punimeve të paligjshme. 

Shembet nga IKMT, objekti njëkatësh i ndërtuar pa leje (bar-restorant).   

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Radhimë, FNSH-në, IKMT Tiranë dhe Vlorë, është kryer ekzekutimi i vendimit për prishjen e një objekti (bar-restorant) të ndërtuar pa leje në vitin 2022, në vijën bregdetare të Radhimës.  

Në vijim të veprimeve, pas prishjes së objektit me qëllim rikthimin e hapësirës publike në gjendjen fillestare, ka nisur procedimi penal për pronaren e këtij objekti me veprimtari bar-restorant, shtetasen F. M., 51 vjeçe, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.  

Operacioni policor “Coastline” dhe “Plazhi i lirë”, do të vijojë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading