Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në Londër, te pallatet dhe pronat që po heton SPAK në emër të familjarëve të tyre. Ja pasuria që kanë

0
-800-0-662a2cdec765b

Ndryshe nga sa ndodh në shumë shtete të tjera të botës, në Shqipëri politika shihet si burim pasurie. Janë të rrallë ata deputetë, ministra e funksionarë të tjerë që janë larguar nga politika pa pasuri të lartë. Gazeta “SOT” po nxjerr disa detaje për të ardhurat e krijuara gjithë këto vite të çiftit që tashmë është në proces divorci. Këto pasuri të vendosura me rroga mujore nga Meta e Kryemadhi që u dashuruan dhe u martuan gjatë kohës që ishin në pushtet dhe po divorcohen në opozitë dhe sheikët arabë do t’i kishin zili. Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26 vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin. Përçarja kishte nisur me kohë dhe dukej se çiftin aq shumë të përforcur e mbanin bashkë vetëm interesat politike. Por SPAK i dha goditjen përfundimtare. Për herë të parë Prokuroria e Posaçme i është futur hetimeve shumë të thella për pasurinë e Metës e Kryemadhit. SPAK ka “gërmuar” deri te vila e tyre e famshme me 11 WC ku u përfol në atë kohë se edhe macja e tyre kishte tualet personal. Hetimet janë thelluar deri te palmat te Gjiri i Lalëzit që thuhet se çifti i solli me helikopter. Këto fakte i konfirmoi vetë pak ditë më parë vetë Ilir Meta pas thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Por jo vetëm kaq, prokurorët e SPAK dyshohet se kanë gjetur dhe pasuri të tyre të fshehura, të cilat i kanë kamufluar në emër të familjarëve të tyre.

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë

Nëse shohim deklarimet pranë ILDKPI ndër vite, rezulton se Meta ka pasuri mjaft të lartë, ndërkohë që duhet theksuar se ai dhe bashkëshortja e tij nuk kanë bërë asnjë punë përveç marrjes me politikë. Meta u bë deputet pa mbarur universitetin dhe që prej asaj dite ka qenë në Parlament, qeveri, Presidencë dhe tani president i Partisë së Lirisë. Bashkëshortja e tij e ka nisur karrierën në Forumin Rinor të PS, më pas ka vijuar të jetë anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë dhe në fund përfundoi kryetare e ish-LSI dhe deputete në Parlament. Por nëse shohim deklarimet që ata kanë bërë vit pas viti, pasuria e çiftit presidencial kap shifra të frikshme.

Pasuria e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit 2003-2022

Viti 2003

Apartament banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2.

Hua në bankën Italo-Shqiptare 60 000 dollarë

Shlyerje kredie, 7 580 dollarë në bankën Italo-Shqiptare

Interesa bankare 2 160 dollar, banka Italo-Shqiptare

Viti 2004

Apartament banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa, deklarim i mëparshëm

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2, deklarim i mëparshëm

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 19 808 dollar

Paga nga si anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, 1. 735 404 lekë.

Viti 2005

Paga dhe shpërblime në Kuvendin e Shqipërisë, 1 423 787 lekë

Paga dhe shpërblime të bashkëshortes në Kuvendin e Shqipërisë, 1 672861

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 9 770 dollarë

Viti 2006

300 000 euro, shitje e vilës në Golem

1 386 694 lekë, paga nga pjesëmarrja në komisione dhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

900 000 lekë, pagë e bashkëshortes nga sigurimet kalimtare.

8 840 dollar, shlyerje kredie në bankën Italo-Shqiptare

Viti 2007

Tokë me sipërfaqe 1200 m2, vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai.

1 425167 lekë, paga shpërblime dhe komisione

1 000 919, pagë bashkëshortja në këshillin bashkiak

11 750 dollar, shumë e kthyer nga kredia e marrë pranë bankës Italo-Shqiptare

21 124 dollar, shuma e mbetur pa shlyer pranë bankës Italo-Shqiptare

Viti 2008 

43 256 lekë llogari për pagat në Credins Bank

4 807 dollarë llogari bankare për shlyerje kredie në San Paolo Bank

2 777 566 lekë paga dhe shpërblime si deputet në Kuvendin e Shqipërisë

659 565 lekë të ardhura nga bashkëshortja si ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë

378 789 lekë të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë

22 000 dollarë shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm për kredinë e marrë për blerjen e një apartamenti banimi në Durrës

40 000 lekë shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes Monika Kryemadhi

Kontratë sipërmarrje në emrin e Monika Kryemadhit mbi truallin e deklaruar më parë, në rrugën “Teodor Keko”, mbrapa Doganës së Tiranës, me firmën “Agikons”, nga e cila përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit

Viti 2009

161 808 lekë borxh në llogarinë bankare për pagat te Credins Bank

34 727 lekë, gjendje në llogarinë bankare për pagat panë Credins Bank

1 388 euro në llogarinë bankare në Credins Bank

20.321 euro overdraft, panë bankës Credins, me garant Drini Kryemadhi

Viti 2010

Shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135 318 lekë

Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro

Burimi, kredi nga Credins Bank 200 000 euro

Gjendja cash 200 000 euro

Paga si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie 1 768 385 lekë

Bashkëshortja, sekretare e LSI 969 324 lekë 

Anëtare e Këshillit Bashkiak 278 100 lekë

Kredi nga Credins Bank për blerja apartamenti 200 000 euro, 6550 euro paguar

Shtesë në llogarinë Bankare tek Credins Bank, 295 782 lekë

Pakësim në llogarinë Bankare tek Credins Bank

Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.

Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

Viti 2011

Ilir Meta deklaron se gjatë vitit 2011 ka përfituar vetëm nga paga e tij si deputet dhe e Monikës si sekretare organizative e LSI-së

Viti 2012

Meta 1 499 642 lekë nga paga si deputet pranë Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2012.

Kryemadhi, 959 592 lekë nga paga

Pakësuar me 588 863 Lekë gjendja e llogarisë bankare

Pakësuar me 7 000 Euro gjendja e parave cash.

Shpenzuar 12 271 euro për shlyerje të kredisë 200 000 euro

Viti 2013

Kryemadhi të ardhura nga LSI, 663 897 lekë.

Të ardhura si deputete 714 099 lekë.

Meta, të ardhura si deputet 1 839 073 lekë.

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Nuk ka

Gjendja cash 11 000 euro.

Detyrim overdrafti 95 093 lekë.

Viti 2014

Kryemadhi paga si deputete, 2 295 826 lekë.

Meta të ardhura si deputet, 1 964 421 lekë.

Pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2.

Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 57 798 euro.

Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 64 020 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, 56 778 euro.

Gjendja e llogarisë, 2 336 669 lekë.

Gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.

Gjendja e llogarisë, 11 038 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, 82 086 lekë.

Kredi bankare, detyrimi 163 506 euro.

Meta, gjendja e llogarisë, shtuar me 269 524 lekë.

Shpenzime për përvjetorin e ditëlindjes, 1 822 400 lekë.

Shpenzime për energjinë elektrike 338 640 lekë.

Viti 2015

Paga deputete, 2 629 956 lekë.

Interesa bankare, 14 609 lekë.

Vajza, interesa bankare, 182 euro.

Meta, të ardhura nga paga, 2 015 182 lekë.

Gjendja e llogarisë, pakësuar me 12 175 euro.

Gjendja e llogarisë, shtuar me 14 609 lekë

Vajza, gjendja, shtuar me 182 euro.

Gjendja e llogarisë, pakësuar me 35 915 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 154 207 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 235 677 lekë për overdraft bankar.

Meta, gjendja e llogarisë 1 815 082 lekë.

Viti 2016

Të ardhura si deputete, 1 993 076 lekë.

Meta të ardhura si kryetar Kuvendi Kuvend, 1 955 743 lekë

Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro

Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro

Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro

Shitur ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro

Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.

Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.

Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.

Pakësuar gjendja në e z. Meta me 1 113 620 lekë.

Çelur llogari bankare studentore për djalin, vlera 43 727 lekë.

Meta llogari dy emërore 1 001 029 lekë.

Shlyer 1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.

Viti 2017

Të ardhura nga Kuvendi, shuma 1 993 386 lekë.

Metaj, të ardhura në Presidencë, shuma 982 830 lekë.

Shitur apartament banimi me sip. 101 m2 në vlerën 55 550 euro.

Shitur apartament banimi me sip. 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në emër të vajzës, shtesë 8 037 lekë.

Gjendja e llogarisë, pakësim 131 053 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, 140 000 GBP, (paund), për pagesë për shkollën për vajzën Znj. Bora Metaj dhe djalin, Z. Besar Metaj.

Djali, Z. Besar Metaj, overdraft, 264 239 lekë.

Meta, gjendja e llogarisë, pakësim 538 824 lekë.

Gjendja e llogarisë, shtesë 1 702 lekë.

Meta, overdraft, 106 954 lekë.

Bora Metaj, gjendja e llogarisë bankare, shtesë 71 euro.

Vajza Bora overdraft, 210 208 lekë

Viti 2018

Ilir Meta shtim i llogarisë, 1 319 680 lekë.

Llogari dyemërore, shtuar me 28 4009 lekë.

Paga si President, 2 550 183 lekë.

Dieta jashtë vendit, 6 480 lekë dhe 2 340 USD.

Të ardhura si kryetar KLD, 85 000 lekë.

Honorare nga mbledhjet e KLD, 42 500 lekë.

Overdraft, 133 845 lekë.

Monika Kryemadhi, shitje apartamenti 76.88 m2, 42 284 euro.

Shitje apartamenti 133,7 m2, 64 103 euro.

Llogari bankare 787 171 lekë.

Pagesë si rrjedhojë e kontratës…, likuidim kësti i dytë, 145 mijë euro.

Llogari bankare e shtuar në euro, 57 665 euro.

Të ardhura si deputete, 2 238 923 lekë.

Overdraft 761 lekë.

Overdraft 2 243 127 lekë.

Vajza Bora, llogari dyemërore, 11 940 GBP

Debi në kartën visa, 158 357 lekë.

Llogari dyemërore, 11 940 GBP 8 056 lekë.

Shlyerje overdraft, 210 208 lekë.

Djali Besari, pakësuar llogaria 28 409 lekë.

Overdraft, 306 001 lekë.

Viti 2019

Paga si President, 2 264 128 lekë, 6420 euro dieta jashtë vendit, 2 220 USD dieta brenda vendit.

Pakësim llogarie bankare, 1 250 800 lekë.

Shtim i llogarisë së përbashkët Ilir Meta dhe Besar Meta, 1 244 lekë.

Monika Kryemadhi, arkëtim nga shitja e apartamenteve më parë, 8 061 euro, 5267 euro, 12 176 euro, 18 212 euro, 93 404 euro.

Pakësim i llogarive, 80 314 euro dhe 785 589 lekë.

Llogari në paund, 60 001 GBP

Të ardhura nga paga si deputete dhe ish-deputete, 1 393 475 lekë.

Ovedraft, 2 231 174 lekë, shlyer 761 euro.

Llogari dyemërore, Bora Meta dhe Kryemadhi, 9 521 lekë.

Pakësim i debitit me kartën visa, 158 357 lekë.

Vajza Bora, përfituar nga kthimi mbrapssh i një pagesa në Universitetin Strathclyde, 2480 GBP.

Vajza Bora, ovedraft 571 724 lekë.

Djali Besari, debit në kartën visa, 575 047 lekë.

Likuidim i overdraftit nga mamaja, Monika Kryemadhi, 306 001 lekë.

Viti 2020

Vilë në Gjirin e Lalzit (nuk deklarohet vlera) 

Apartament banimi në Tiranë 212 m2, me verandë 97 m2 dhe garazh 139 m2. 

Apartament banimi 66 m2 në Durrës (nuk deklarohet vlera) 1/3

Apartament banimi në Tiranë 99 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3

Apartament banimi në Tiranë 75 m2 (nuk deklarohet vlera) 1/3

Apartament banimi në Tiranë 69 m2 (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 103 m2 (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 94 m2 (nuk deklarohet vlera)

Apartament banimi në Tiranë 93 m2 (nuk deklarohet vlera)

Njësi tregtare 107 m2 (nuk deklarohet vlera)

Njësi tregtare 63 m2 (nuk deklarohet vlera)

Njësi tregtare 172 m2 (nuk deklarohet vlera)

Garazh 318 m2 (nuk deklarohet vlera)

Garazh 17 m2 (nuk deklarohet vlera)

Llogari bankare, 19 752 euro, 140 000 paund, 75 710 lekë, 3 mijë paund 

Fëmijët llogari bankare; 11 516 euro, 1 937 euro, 2 395 648 lekë, 3 mijë paund, 351 916 lekë, 50 473 lekë, 3 mijë paund, 976 734 lekë, 2 345 euro, 141 692 lekë. 

Ilir Meta llogari bankare; 1 060 057 lekë, 976 734 lekë. 

Ilir Meta paga si President: 2 056 000 lekë, dieta 1 200 euro.

Viti 2022

Kryemadhi ka deklaruar: Tipi i pasurisë: Apartament Tipi i të drejtës: Pronar. Sipërfaqja totale e asetit: 92.00 m2 . Pjesa takuese: 100 %. Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës. Sipërfaqe e pakësuar: 92.00 m2 Pjesa e re takuese: 100 % Vlera: 61,506.00 EUR. Gjendja deri në datën: 22/12/2021. Tipi i dokumentit: Kontratë shitje. Data e dokumentit: 22/12/2021. Aseti: Pasuri e paluajtshme Detaje: Tipi i pasurisë: Apartament Tipi i të drejtës: Pronar. Sipërfaqja totale e asetit: 69.00 m2 Pjesa takuese: 100 %. Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës. Sipërfaqe e pakësuar: 69.00 m2 Pjesa e re takuese: 100 % Vlera: 2,114.00 euro. Gjendja deri në datën: 14/04/2022. Tipi i dokumentit: Kontratë shitje Data e dokumentit: 14/04/2022. Aseti: Pasuri e paluajtshme Detaje: Tipi i pasurisë: Apartament Tipi i të drejtës: Pronar. Sipërfaqja totale e asetit: 83.70 m2 Pjesa takuese: 100 %. Detajet e ndryshimit: Pakësim të vlerës. Sipërfaqe e pakësuar: 83.70 m2 Pjesa e re takuese: 100 % Vlera: 60,000.00 EUR. Gjendja deri në datën: 01/11/2022. Dokumenta. Tipi i dokumentit: Kontratë shitje Data e dokumentit: 01/11/2022. Aseti: Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 82,478.00 ALL. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga, Shuma: 82,478.00 ALL. Aseti: Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 27,418.00 euro. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga shitja e aseteve, Shuma: 27,418.00 EUR. Aseti: Llogari bankare. Detajet e ndryshimit: Pakësuar. Vlera: 730.00 GBP. Aseti: Huadhënie Detaje: Data e huadhënies: 22/12/2021 Vlera: 20,000.00 euro. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga shitja e aseteve, Shuma: 20,000.00 euro. Të ardhura të tjera. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 928,000.00 ALL. Të ardhura nga paga. Emërtimi: Kuvendi i Shqiperise. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 1,299,523.00 ALL. Të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme. Nga data: 03/02/2022. Në datë: 03/02/2022. Shuma Neto: 67,850.00 euro. Karte krediti. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 1,959,866.00 ALL. Shuma e pashlyer: 130,783.00 ALL. Karte krediti. Detajet e ndryshimit: Shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm: 0.00 EUR. Shuma e pashlyer: 5,899.00 euro. Deklarimet e Ilir Metës: Ndryshe nga Monika Kryemadhi, Ilir Meta ka deklaruar shumë pak të ardhura. Në dokumentet që ka siguruar gazeta nga ILDKPI, ish-presidenti deklaron: Llogari bankare Detajet e ndryshimit: Shtuar. Vlera: 181,278.00 ALL. Gjendja deri në datën: 31/12/2022. Burimi i Krijimit: Te ardhura nga paga, Shuma: 181,278.00 ALL. Të ardhura të tjera. Nga data: 30/08/2022. Në datë: 04/11/2022. Shuma Neto: 650,350.00 ALL. Të ardhura nga paga. Emërtimi: Presidence. Nga data: 01/01/2022. Në datë: 31/12/2022. Shuma Neto: 2,035,562.00 ALL. Po ashtu edhe llogaritë e fëmijëve janë pakësuar. 

Dyshimet për pasuri të fshehura

Arsyeja pse SPAK po i vonon kaq shumë hetimet ndaj Metës dhe Kryemadhit është se ka dyshime se çifti në proces divorci ka fshehur pasuri në emër të personave të tjerë. Në dokumente ka dalë se Monika Kryemadhi është aksionere në disa pasuri, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI, siç ka deklaruar vilën në Gjirin e Lalzit, pallatin në Laprakë. Gazetari Adriatik Doçi u shpreh se familja e Kryemadhit zotëron pasuri nga Sauku deri në Lalëz. Para disa javësh, gazetari ka nxjerrë dosjet nga Kadastra, që tregojnë se familjarët e Kryemadhit zotërojnë 17 pasuri të paluajtshme. Po ashtu edhe i ati i Ilir Metës zotëron pasuri të patundshme.  Sipas tij, Monika Kryemadhi është aksionere edhe në disa pasuri, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI. “Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kamufluar një pasuri me vlerë miliona euro nga Sauku, zona përballë TEG, Rruga e Elbasanit, Mëzez deri në Gjirin e Lalzit, në emrin e Fatime Kryemadhit (nëna e Monikës), Drini Kryemadhi (vëllai i Monës), Rexhep Metaj (babai i Metës). Edhe pse si të ardhura të ligjshme kanë dy pensione dhe një pagë si inxhinier, tre të afërmit e çifti Meta-Kryemadhi kanë në pronësi të paktën 17 pasuri, ku përfshihen vila, pallate dhe toka. Besoj se SPAK i ka indentifikuar këto pasuri. Nëse e ka pasur të vështirë t’i gjejë, ua jap unë letrat. Monika Kryemadhi është aksionere në disa pasuri, të cilat nuk i ka deklaruar në ILDKPKI, siç ka deklaruar vilën në Gjirin e Lalzit, pallatin në Laprakë, apartamentin 500 m2 te Kodra e Diellit etj”,shkruan ai. Mësohet se këto dokumente po hetohen nga SPAK. Aty del se babai i Ilir Metës, Rexhep Metaj, rezulton pronar i një apartamenti në Gjirin e Lalzit, me sipërfaqe 76 m2, me vlerë 60 mijë euro. Së pari, në Gjirin e Lalzit një apartament 76 m2 nuk kushton 60 mijë euro. Me 60 mijë euro mund të blesh një garazh, por jo apartament. Së dyti, edhe sikur SPAK dhe publiku të besojë se apartamenti paskërka kushtuar 60 mijë euro, nuk dihet se cili është burimi parave. Babai i Ilir Metës ka si të ardhura të ligjshme një pension, pak më të lartë se të nënë Selvisë, por që nuk mjafton as për shpenzimet mujore. Ndërkaq, Fatime Kryemadhi rezulton pronare e një pasurie me vlerë miliona euro nga Sauku, TEG, Mëzez deri në Gjirin e Lalzit. Si të ardhura të ligjshme, Fatimja ka një pension, pak më të lartë se sa pensioni i nënë Selvisë. Këto pasuri janë të ndryshme me pasuritë e deklaruar nga Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, ku përfshihen pallati në Laprakë, vila në Gjirin e Lalzit, shtëpia 500 m2 në Kodrën e Diellit, etj. Gjithashtu mësohet se SPAK po heton edhe personat që dyshohet se kanë lidhje me pasuritë e Ilir Metës. Shumë prej tyre janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Një nga ata ka qenë Baton Haxhiu, i cili ka blerë një vilë nga ish-presidenti në Golem.

Prapaskenat

Shpesh janë hedhur dyshime se në qarkullimin e parave përfshihet edhe Fatime Kryemadhi. Kjo e fundit ka kaluar në llogarinë bankare të Monikës 13 milionë lekë të vjetra në një rast në vitin 2014, vit të cilin zonja Kryemadhi ka deklaruar 13 apartamente tek pallati në Laprakë. Nuk dihet se cili është burimi i këtyre parave të Fatime Kryemadhit. Këto ishin dhe pyetjet e SPAK. Znj.Fatime nuk ka qenë e pasur dhe këtë e ka konfirmuar kohë më parë dhe shoqja e saj Ajtanga Lubonja. “Monika i thoshte që unë e pasur u bëra nga babai, qesha se m’u kujtua kur shisnim qepë unë e Fatimja në Q.S! Jo moj çupë i thashë nga ekrani, ti u bëre e pasur kur t’u bë burri kryeministër!”. Si bë milionere Fatime Kryemadhi, duke i kaluar para në llogari të bijës, duke shitur qepë dhe speca në Qytetin Studenti?! Kësaj pyetje do t’i japë përgjigje SPAK.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading