Vuçiç: Nuk pres asgjë prej Kurtit, pos drama dhe britma

0
image-431

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk pret asgjë nga takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Vuçiqit, Kurti do të dramatizojë çdo çështje dhe do të bërtasë.

“Pres që ai [Kurti] të dramatizojë dhe të bërtasë, ndërsa unë i them të qetësohet. Pastaj ai do të dalë dhe do të thotë se çfarë ka bërë ‘Putini i vogël’, asgjë e re. Ne do të luftojmë për interesat e popullit tonë. A pres konkluzione të mëdha? Jo, nuk pres”, ka deklaruar Vuçiç, raporton “Tanjug”. 

Kurti e Vuçiç pritet të mbajnë takime të ndara me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, e më pas një takim të përbashkët.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading