Dosja ‘Partizani’ SPAK kërkon edhe 3 muaj kohë për hetimet, ja kur do të vendosë GJKKO

0
image-25

Në Gjykatën e Posaçme ishte caktuar sot seanca për informacionin dy mujor për dosjen “Partizani”. Të pranishëm ishin avokati i ish kryeministrit Sali Berisha Genc Gjokutaj dhe avokati Klodian Skenderi i dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Në seancën e kësaj të marte, pritej që Prokuroria e Posaçme t’i komunikojë avokatëve përfundimin ose shtyrjen e hetimeve me 3 muaj të tjerë, pasi sot përfundon afati i hetimeve për privatizimin e ish klubit sportiv Partizani.
Nga ana tjetër, avokët pritet të përsërisin kërkesën e tyre për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, vendosur ndaj të dyve.
Seanca u shty për 11 korrik pasi sipas gjykates Berisha dhe Malltezi nuk rezultojne të kenë marrë njoftim për seancën.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading