Hyn në fuqi rritja e pagave për 135 mijë punonjës të administratës publike, ja sa do…

0
image-21

Hyn në fuqi rritja e pagave për 135 mijë punonjës të administratës publike, ja sa do rriten rrogat për çdo kategori, zbardhet lista e plotë me shtesat, lajme të mira edhe për të moshuarit, pensioni minimal pritet të shkojë 15.000 lekë, çfarë do të ndodhë në vjeshtë.

Hyri në fuqi ditën e djeshme (1 Korrik) rritja e pagës për 135 mijë punonjës të administratës shtetërore, konkretisht punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi) si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Detajet

Por sa lekë do të marrin shtesë këta punonjës? Rritja për Forcat e Armatosura do të vijojë nga 7% deri në 22%, ku rritja më e madhe do të jetë tek ata që kanë pagën më të ulët. Për zjarrfikësit është parashikuar rritje pagash deri në 30%, ndërsa për punonjësit e burgjeve rritja nis nga 13% deri në 27%. Ndërsa për mësuesit rritja është nga 20 mijë lekë deri në 22.8 mijë lekë sipas nivelit arsimor, dhe për punonjësit e shëndetësisë rritet me 20 mijë lekë rroga për mjekët dhe me 15 mijë lekë për infermierët. Me këtë rritje pagash të miratuar më 26 qershor 2024 paga mesatare në sektorin shtetëror arrin në 105 mijë lekë. Për këtë rritje të pagave, që është e fundit e reformës së ndërmarrë nga qeveria në vitin e kaluar, vetëm për periudhën korrik-dhjetor 2022 nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 108 milionë euro për rritjen e pagave. Fatura do të rritet më tej në vitin e ardhshëm pasi për të mbajtur këtë nivel të ri pagash nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 390 milionë euro. Paralelisht me këtë rritje, prej 1 janarit 2026, të gjitha pagat e sektorit shtetëror do të indeksohen me normën e inflacionit. Indeksimi i rrogave të administratës do të bëhet një herë në dy vite.

Rrogat e reja të Forcave të Armatosura

ISHTE                   BËHET

Ushtari             58 mijë lekë             71 mijë lekë

Rreshteri          62.660 lekë            80.000 lekë

Majorit             89.440 lekë            107.000 lekë

Koloneli           143.000 lekë         163.500 lekë

Gjenerali          165.000 lekë         190.000 lekë

Rrogat e reja të shërbimit zjarrfikës

ISHTE               BËHET

Asistent zjarri                   46.000 lekë         60.000 lekë

Zjarrfikës                           52.500 lekë         65,000 lekë

Kryezjarrfikës                 55.000 lekë         70,000 lekë

Kryeinspektor                   74.500 lekë         85.000 lekë

Inspektor                           64.200 lekë         75.000 lekë

Komisar                            97.500 lekë        105.000 lekë

Drejtues                          108.000 lekë        115.000 lekë

Drejtues i pare                120.000 lekë        140.000 lekë

Drejtues i lartë                131.000 lekë        160.000 lekë

Rritja e pagave në shëndetësi

Mjekët                                          +20 mijë lekë

Infermierët                                  +15 mijë lekë

Administrata shëndetësore      +15-20%

Rritja e pagave në arsim

ISHTE                 BËHET

Mësuesit në arsimin e mesëm të lartë      79 mijë lekë          98.5 mijë lekë

Mësuesit në arsimin e mesëm të ulët       75.8 mijë lekë        96 mijë lekë

Mësuesit në ciklin fillor                              72.4 mijë lekë       95.2 mijë lekë

Punonjësit e burgjeve

Aspirantët për Policinë e Burgjeve           80% të pagës së inspektorit

Punonjësit e burgjeve                                  rritje nga 6 mijë deri në 33.6 mijë lekë

Pensionet

Por lajme të mira ka edhe për pensionet. Pas rritjes së pagave në administratë, të gjithë pensionistët janë në pritje të indeksimit të pensioneve. Qeveria ende nuk ka njoftuar se kur do të ndodhë, por pritshmëritë janë gjatë vjeshtës, kohë kur pritet të marrë formë edhe skema e re e pensioneve për të cilën po negociohet me Bankën Botërore. “Nuk duhet të ngatërrojmë indeksimin, i cili nuk është rritje si dhe bonusin e fundit vitit. Këto janë parashikuar në ligjin e buxhetit. Ajo që është si pritshmëri është rritja e pensioneve. Qeveria dhe ministria po detajon një skemë të re, që në fokus do të jenë pensionet e ulëta. Sikundër u rrit paga minimale, fokusi do të jetë rritja e pensionit minimal”,  tha deputetja e PS Pranvera Resulaj. Por pak kohë më parë ministri premtoi se do të ketë një paketë shtesë për shtresat në nevojë. Kur pritet të konkretizohet? “Ecuria e mbledhjes së të ardhurave duket e kënaqshme. Turizmit pritet të japë një hov edhe më shumë në këtë drejtim. Në përfundim të sezonit turistik do të shihen treguesit e buxhetit për të vendosur masën e paketës mbështetëse. Shifrat janë pozitive ndaj dhe paketa do të jetë e kënaqshme”, sqaroi Resulaj. Vizion Plus ka mësuar se në fokus të negociatave për skemën e re të pensioneve  janë pensionet minimale. Ideja është që të mos ketë pension nën 15.000 mijë lekë në muaj, por kjo mbetet për tu konkretizuar brenda vitit duke bërë dhe një diferencim të pensioneve në fshat dhe qytet, si dhe të rezidentëve brenda dhe jashtë vendit, ku prioritet do të kenë ata që jetojnë në Shqipëri.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading