Sot është Dita Botërore e Puthjes.

0
image-90

“E vetmja gjuhë universale është puthja”.

Dita Ndërkombëtare e Puthjes ose Dita Botërore e Puthjes është një festë zyrtare që festohet çdo vit më 6 korrik.

Praktika filloi në Mbretërinë e Bashkuar dhe u miratua në mbarë botën në fillim të viteve 2000

Puthja është manifestimi i parë dhe më elementar i dashurisë mes dy personave. Shpeshherë ajo konsiderohet si çelësi që hap dyert e afeksionit dhe pasionit të zjarrtë.

Ekzistojnë mendime dhe teori të ndryshme rreth funksioneve të puthjes dhe lidhjes së saj me sferën motive dhe sociale të njeriut.

Aktualisht ekspertët e filematologisë, shkencës që merret me studimin e puthjes, këmbëngulin se kjo lidhet me nevojën për të kërkuar partner me sistem imunitar të ndryshëm nga yni.

Puthja lejon të digjen 12 kalori, ndërsa 66% e njerëzve i mbajnë sytë mbyllur kur puthen.

Në të njëjtën kohë falë puthjes stimulohen shumë muskuj, më saktë 29 muskuj të fytyrës, duke u bërë një stërvitje e shëndetshme për organizmin.

Dramaturgu, poeti dhe romancier francez Alfred de Musset ka një shprehje të veçantë për puthjen.

 “E vetmja gjuhë universale është puthja”

  6 korriku është dita e puthjes,emocioneve dhe ndjenjave që ajo pëcjell  në jetën e njeriut.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading