Uniforma e policit me ‘kusht’, ja procedurat që do të ndiqen për efektivët e rinj

0
efrwegregreg
Uniforma e policit me ‘kusht’, ja procedurat që do të ndiqen për efektivët e rinj

Në filtrin e verifikimeve për ata që duan të bëhen polic, shtohet edhe SPAK. Mësohet se kush vesh uniformën, më parë duhet të marrë konfirmim që nuk është nën hetim nga prokuroria e posaçme.

Në proçedurën e rekrutimit në policinë e shetit është shtuar si filtër verifikimi edhe prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kush do i ri apo student ekselent që aplikon për të bërë pjesë e uniformave blu, krahas një sërë vërtetimesh nga prokuroritë dhe gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, duhet të marrë edhe një vërtëtim që nuk është nën hetim apo ndjekje penale nga SPAK.

Dhjetra të rinj kanë aplikuar në prokurorinë e posaçme duke marrë përgjigjen brenda 5 ditëve.about:blank

Shqetësimin për implikimin dhe bashkëpunimin e efektivëve të strukturave të ndryshme me grupet kriminale e ka shfaqur edhe kreu i SPAK Altin Dumani.

SPAK aktualisht po heton disa procedime penale të tjera lidhura me aplikacionin SKY ECC që pritet të zbardhin ngjarje dhe veprimtari kriminale e ku ka dyshime se janë të implikuar punonës apo ish-punonjës policie.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading