Beqaj pas hekurave,deputeti socialist: Të çojë mesazhe të qarta tek zyrtarë të tjerë.
Deputeti socialist Lavdrim Krashi, thotë se aktualisht ndaj Ilir Beqajt i cili ndodhet pas hekurave, ka vetëm akuza dhe se çdokush është i pafajshëm deri sa të provohet e kundërta.
Ai tha në një intervistë televizive, se askush nuk dëshiron që dikush që e njeh ose nuk e njeh, të jetë pas hekurave.
“Fakti që një person ka qenë zyrtar shumë i lartë, i paguar me taksat e popullit, të paktën që në 2013, shpresoj se ka çuar mesazhe të qarta tek të gjithë të tjerët, sa drejtorë, ministra apo kryetarë bashkisë, që ta kenë në mendje të merren me gjëra të tilla, ti jepet fund.
Korrupsioni nuk ka ngjyra politike, ne jemi dëshmitarë që sot ka dosje të hapura për shumë ish-zyrtarë në Shqipëri.”
Në vijim shtoi se shpreson që me SPAK të vihen në lëvizje shumë hallka dhe se efektet që po jetë drejtësia e re do të ndikojë edhe në administratën publike, për tu bërë më e zhdërvjelltë që të identifikojë korrupsionin.