Durrës. Aksidenti me pasojë vdekjen e 8-vjeçares sllovake, zbardhen detaje të reja.

0
523

Mësohen detaje të reja nga aksidenti me pasojë vdekjen të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e Gjirit të Lalzit, ku një 8-vjeçare nga Sllovakia u përplas nga makina teksa kalonte rrugën.

Vajza 8-vjeçare ka qenë në praninë e prindërve të cilët kishin ndaluar makinën për të bërë blerje në market.

Prindërit kanë qëndruar në makinë dhe kanë dërguar vajzën për të bërë blerjen.

“Automjeti i drejtuar nga 18-vjeçari ka bërë aksidentimin e fëmijës, që si pasojë e dëmtimeve të marra nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Nga sa policia ka pyetur dëshmitarët okularë, fëmija 8-vjeçar në momentin që ka dalë nga makina për në market, ka kaluar rrugën papritmas dhe kjo ka bërë që 18-vjeçari të mos mund të ndalonte, duke sjellë edhe pasojën fatal.

Ndërkohë 18-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit.

Burime nga policia bëjnë me dije se 18-vjeçari kishte vetëm pak ditë me patentë, kishte vetëm 4 ditë me patentë.

Ndërkohë ga testet e alkoolit dhe drogës, në të dyja testet i riu ka rezultuar negativ. Nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe të drogës.”

 Njoftimi i I plotë  policisë:

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas- Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading