Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta/Manastirliu: Të aplikohet në e-Albania.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton se regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen këtë të hënë në portalin e-Albania.Sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre në cdo kohë.
Postimi i plotë:
Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 8 korrik dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta.