Bashkëpunëtorët e Lulzim Bashës nisin tentativat për krijimin e partisë së re
Bashkëpunëtorët e Lulzim Bashës nisin tentativat për krijimin e partisë së re pa pëlqimin e tij, paralajmërohet krijimi i një subjekti me shumë “kryetarë, “Demokratët Euroatlantikë” akuza për pazare Rama-Berisha.
së re pa pëlqimin e tij. Vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, bëri që në grupimin Basha të nisin diskutimet se çfarë do të bëhej me të ardhmen e tij politike. Në tryezën e diskutimeve të forumeve të grupimit Basha u hodhën disa ide si: Krijimi i një partie të re, t’i bëhet rekurs vendimit të Apelit, apo secili të shkojë në punën e tij. Lulzim Basha tha publikisht se do bëjë rekurs të vendimit, me shpresë se diçka e tillë mund t’i kthejë vulën e Partisë Demokratike. Por një shumicë tjetër, anëtarë të Kryesisë, deputetë, dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar, nuk janë në të njëjtën ide me Bashën, të cilin e votëbesuan më 29 korrik 2023, për të drejtuar PD-në zyrtare. Dhe kjo përplasje ka sjellë një tjetër përçarje në grupimin Basha, pasi sipas burimeve për gazetarin Osman Stafa, deputeti Enkelejd Alibeaj, Edvin Kulluri, Roland Bejko, Rezart Kthupi, Agron Kapllanaj, Gjergj Hani, janë duke menduar krijimin e një partie të re.
Dhe kjo lëvizje e tyre nuk e ka miratimin e Bashës, ndërkohë që kjo lëvizje është një përgjigje edhe ndaj tij, pasi ish-bashkëpunëtorët vlerësojnë se ai pati 10 muaj kohë për të treguar se kishte ndryshuar, dhe se kulmi ishte kur ai nuk pranoi krijimin e një partie të re. Po ashtu i njëjti burim, deklaron se ka një pakënaqësi ndaj Bashës, pasi nuk është dorëhequr nga Grupi Parlamentar i PD-së, i cili tashmë kontrollohet nga Sali Berisha, siç ka bërë disa ditë më parë Enkelejd Alibeaj. Burimet thonë se nëse Basha dëshiron, përfshirja e tij në partinë e re nuk përjashtohet. Fatbardh Kadilli është një tjetër emër, i cili pritet t’i bashkohet kësaj partie të re, ndërsa janë të ftuar edhe figura të tjera të cilat mund të jenë larguar nga politika. Burimet thonë se ideatorët e kësaj lëvizjeje, janë duke diskutuar edhe me deputetë të grupimit Basha, për të qenë pjese e kësaj partie. Ndërkohë që përçarja e tyre u vu re edhe përpara disa ditëve kur ai thirri Këshillin Kombëtar dhe deputetë të pranishëm nga 10, ishin vetëm 5: Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Selaudin Jakupllari dhe Merita Bakiu. Kjo parti e re opozitare, pritet te quhet “IDE” – Iniciativa e Demokrateve Euroatlantike. Kjo parti nuk do të ketë një kryetar, por do të drejtohet nga një organ kolegjial në zgjedhjet e vitit 2025.
Reagon Basha
Por sa i takon këtij lajmi ka reaguar dje edhe Lulzim Basha. Përmes një deklarate të grupimit “Demokratët Euroatlantikë” këtë lajme përgënjeshtrohen dhe theksohet se, “Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë ka vendosur të bëjë rekurs për vendimin e paligjshëm të Gjykatës së Apelit. Të qartë se mos bërja e rekursit ndaj një akti të pranuar gjerësisht si të paligjshëm, do të thotë të pranosh në heshtje pazarin Rama-Berisha. Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatlantikë, po kështu, kanë vendosur që pa asnjë hezitim të jenë pjesë e zgjedhjeve të ardhshme, me ekipin dhe alternativën tonë dhe këtë nuk mund ta pengoj asnjë pazar apo makinacion i dyshes Rama-Berisha, që synojnë të ruajnë status quo-në”. “Nëpër disa media kemi parë një tekst keqinformues, me përmbajtje identike, të spinuar nga nuk dihet se kush, pasi nuk ka as emër as mbiemër. Qartësojmë opinionin publik se Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë funksionon mbi vendimmarrjen e organeve të saj drejtuese, të zgjedhura nga vota e anëtarëve, siç është Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.