Delegacioni nga drejtësia amerikane takohen me Dumanin në SPAK, zbardhen diskutimet.

0
241

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi sot SPAK, ku u takua me kreun e këtij institucioni dhe prokurorët e tjerë.

Personalitetet e drejtësisë së SHBA që zhvilluan takime në SPAK janë Trina Higgins, Prokurore e SHBA për Distriktin e Jutas, Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës, dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës.

Sipas njoftimit të Ambasadës së SHBA në rrjetin social ‘X’, ata nënvizuan se sa e rëndësishme është ndjekja penale me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe mosndëshkimin.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Një delegacion me personalitete të drejtësisë amerikane vizitoi sot SPAK-un, ku u takua me shefin Altin Dumani dhe prokurorët për të diskutuar mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës. Grupi përfshin të nderuarin Trina Higgins, Prokurore e SHBA për Distriktin e Jutas; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës.

Ata nënvizuan se sa e rëndësishme është ndjekja penale me integritet dhe profesionalizëm për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe mosndëshkimin. Shtetet e Bashkuara janë krenare që mbështesin SPAK-un dhe institucionet e tjera të drejtësisë që po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading