Zjarri i madh në Klos. Pamundësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve, banorët luftojnë për shuarjen e flakëve.
Një vatër zjarri që natën e mbrëmshme është shfaqur në malin e Balgjajt në territorin e bashkisë Klos. Gazetari Enver Doç raporton se përfshihen nga flakët ahishte dhe pisha shumëvjeçare, punonjësit e bashkisë Klos dhe banorët e zonës që mbrëmë kanë shkuar për shuarjen e zjarrit.
Terreni është shume i vështirë dhe është e pamundur që të ndërhyjë zjarrfikësja. Zjarri po merr përmasa të mëdha pasi ndihmohet dhe nga era.