Krijimi i një kolane të letërsisë së kujtesës, për të rritur dhe fëmijë.

0
421

Krijimi i një kolane të letërsisë së kujtesës, për të rritur dhe fëmijë është në bashkëpunimin mes AIDSSH dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Drejtoresha e QKLL Alda Bardhyli dhe dr. Gentiana Sula kryetarja e Autoritetit zhvilluan një takim për bashkëpunimet dhe për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta promovuese në fushën e njohjes së të kaluarës, përmes librit dhe leximit, pjesëmarrjes së librit të AIDSSH-së në panaire kombëtare dhe ndërkombëtare. Drejtoresha e QKLL Ada Bardhyli tha se janë aktivitete që do ti shërbejnë edhe librit dhe leximit. “Krijimi i një kolane për letërsinë e kujtesës dhe mbështetja e AIDSSH me botime të kësaj tematike, si për të rritur dhe për fëmijë përmes programeve tona, promovimi dhe shpërndarja e tyre, do të nxisë prurje serioze që do të ndihmojnë jo vetëm në ndriçimin e jetës së figurave të rëndësishme dhe ngjarjeve të së shkruarës, por do ti shërbejë dhe librit e leximit”, tha Bardhyli.

Ndërsa kryetarja e Autoritetit Gentiana Sula tha se përmes klubeve të librit-Mësojmë nga e kaluara, AIDSSH e kthen një ditar në fakt historik. Bashkëpunimi do të vijojë me realizimin e klubit të lirit-Mësojmë nga e kaluara në Porto Palermo, një kamp improvizuar internimi në vitet 1949-1950, ku do të sillen dëshmitë dhe vizatimet e Lek Pervizit, dëshmia e Lek Mirakajt, bashkëvuajtës në këtë kamp internimi. “Rreth 240 vetë u mbajtën në kushte çnjerëzore në burgun e bodrumit të kalasë së famshme të Ali Pashë Tepelenë, që sot vizohet nga mijëra turistë. Autoriteti synon të afrojë lexuesit e rinj me autorë të cilët përmes letërsisë rrëfejnë anën e panjohur dhe të pajetuar të një periudhe të errët të historisë.

Dokumentet, dëshmitë, faktet nga njëra anë dhe rrëfimi letrar nga ana tjetër janë kombinimi me i mirë për t’i pajisur ata me dije nga e kaluara”, thuhet nga AIDSSH. Kolana e librit të kujtesës do të mundësohet të jetë pjesë edhe e muzeve historike të vendit që vizitohen aq shumë nga shqiptarët dhe fëmijët e tyre që jetojnë jashtë vendit, e më tej.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading