PD e Himarës kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë për zgjedhjet e 4 gushtit: U shpërfillëm, nuk jemi informuar.
Partia Demokratike e Himarës ka dal dje kundër kandidaturës së Petro Gjikurisë të propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet e 4 gushtit për kryetar bashkie në Himarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani shkruan se dega që ajo drejton në këtë bashki nuk është njoftuar dhe as nuk është konsultuar për një vendimmarrje të tillë. “Ditën e sotme u zyrtarizua kandidatura e Koalicionit BF, z.Petro Gjikuria për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit.
Si drejtuese e PD Himarë, u informova si te gjithë qytetarët nga mediat për këtë vendimmarrje politike. Ndjej detyrimin dhe angazhimin për të sjell në vëmendje se ne si degë, nuk jemi informuar e as konsultuar për sa i përket kandidaturës, por jemi vendosur para faktit publik. Nuk është e drejtë që lufta dhe angazhimi i PD Dega Himarë prej më shumë se një viti intesiv, të shpërfillet pa u konsideruar, duke luajtur me Himarën dhe fatin e saj. Duke mos e njohur, nuk dua të paragjykoj kandidaturën e zyrtarizuar si një alternativë për më të mirën e Himarës, jemi besimplotë për fitoren e Datës 4 Gusht”, shkroi ajo.