Rrezikoi jetën e pushuesve duke qarkulluar me automjet në breg të detit, gjobitet nga policia.

0
51

Në plazhin e Kunë- Vain në Lezhë, një 25-vjeçar është futur me automjetin e tij në breg të detit dhe qarkulloi mes pushuesve, duke iu rrezikuar jetën këtyre të fundit. Policia ka identifikuar të riun dhe e ka ndëshkuar me një masë administrativ prej 60 mijë lekësh të reja.

Njoftimi i policisë:

Kune-Vain, Lezhë/ U fut me automjet në breg të detit dhe qarkulloi mes pushuesve, duke iu rrezikuar jetën, Policia identifikoi drejtuesin dhe e ndëshkoi me masë administrative 60 000 lekë. Menjëherë pas publikimit të një video-je në të cilën shfaqet një shtetas duke lëvizur me automjet, përgjatë bregut të detit, në Kune-Vain, Policia Rrugore e Lezhës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore këtë shtetas. Si rezultat, u identifikua dhe shoqërua në komisariat, së bashku me automjetin me të cilin shfaqet në video, shtetasi E. P., 25 vjeç, banues në Kurbin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, për shkelje të neneve 7/12, 99/11, 173/2/h dhe 196/1 të Kodit Rrugor. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton median dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading