Sulmuan kryeministrinë duke hedhur molotovë e flakadanë, procedohen 8 protestues.
Protesta e opozitës e zhvilluar mbrëmjen e djeshme ka degraduar në disa momente ku protestues të shumtë janë drejtuar drejt kryeministrisë duke sulmuar godinën. Policia ka proceduar në gjendje të lirë tetë persona, të cilët gjatë protestës hodhën flakadanë dhe molotovë drejt kryeministrisë.
“Më vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 8 protestues. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë”, njoftoi policia.