Zgjedhjet e pjesshme në Himarë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton një monitorues për 36 qendra votimi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar një monitorues për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës, që do të mbahen më 4 gusht. Bashkia e Himarës ka 36 qendra votimi.
“Ideja është për të pasur një moniturues, për të caktuar një monitorues për fushatën e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të Bashkisë Himarë, data 4 gusht 2204. Mirë, dakord. Vendosim sipas këtij propozimi”, theksoi kryekomisioneri Ilirjan Celbashi gjatë fjalës së tij.Në Himarë, kandidojnë Vangjel Tavo nga mazhoranca dhe Petro Gjikuria nga opozita.