Durrës.Fluks udhëtarësh në port. Tragetet nisin lundrimet e dyfishta.

0
421

Durrësi mbetet një nga portat hyrëse kryesore drejt vendit tonë. Referuar të dhënave nga autoriteti portual nëpërmjet qytet-portit vetëm në 5 ditët e fundit kanë hyrë në territorin e vendit tonë mbi 10 mijë qytetarë me më shumë se 2 mijë mjete.

Për të menaxhuar situatën, duke shmangur radhët e gjata në këtë periudhë porti më i madh në vend punon me 19 sportele. Fluksi i udhëtarëve nisi gjatë fundjavës. Shumica e pasagjerëve janë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe kthehen për të kaluar pushimet në vendlindje.

Por, gjithashtu nuk mungojne edhe turistët italianë, por jo vetëm të cilët zgjedhin Shqipërinë për të pushuar, ndërsa futen në vendin tonë duke udhëtuar nga deti. I lartë ka qenë po ashtu edhe numri i pasagjerëve që kanë dalë nga porti i Durrësit drejt brigjeve italiane. Ndërkohë në ditët në vijim pritet që fluksi të jetë më i lartë dhe oiku të arrihet gjatë muajit gusht.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading