Peleshi thirrje maturantëve: 70 kuota studimi për të gjithë që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura.

0
213

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se janë 70 kuota studimi për të gjithë të rinjtë që duhet të jenë pjesë e Forcave të Armatosura. Ministri i ka bërë thirrje të gjithë maturantëve që duan të bëhen pjesë e Akademisë prestigjioze të Forcave të Armatosura të aplikojnë në fazën e përzgjedhjes së programeve të studimit për ciklin e parë bachelor.

Faza e përzgjedhjes po afron, shkruan ministi, ndaj maturantët kanë mundësi të studiojnë në një nga programet e Akademisë së Forcave të Armatosura duke plotësuar formularin elektronik në portalin UAlbania link: http://ualbania.al.

“Bëhuni pjesë e 70 kuotave duke zgjedhur një nga programet e studimit, siç janë: Marrëdhënie Ndërkombëtare në Fushën e Mbrojtjes: Teknologji Informacioni dhe Komunikim në Fushën e Mbrojtjes; Shkenca Komunikimi në Fushën e Mbrojtjes”, shkruan Peleshi. Gjithashtu ministri Peleshi ka bërë me dije dhe disa nga përfitimet si student i kësaj akademie.

“Pagesë mujore dinjitoze, akomodim dhe ushqim falas gjatë gjithë periudhës së studimit, tarifë regjistrimi 0 lekë për të katërta vitet, punësim dhe pension të sigurt, janë vetëm disa nga përfitimet si student i kësaj akademie”. Ndërtimi i programeve të reja në AFA është asistuar në komponentë të rëndësishëm nga ekspertë të Akademisë Ëest Point në SHBA, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading