Ja mediat që kanë përfituar para nga inceneratorët, Baton Haxhiu dhe Carlo Bollino janë paguar nga Zoto e MërtiriJa mediat që kanë përfituar para nga inceneratorët, Baton Haxhiu dhe Carlo Bollino janë paguar nga Klodian Zoto e Mërtiri me qindra milionë lekë, zbardhen dokumentet.
Inceneratorët kanë qenë kryefjalë në vitet e fundit në Shqipëri, ndërsa tre ditë më parë çështja u rikthye sërish në skenë pasi Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion lëshoi fletë-arreste të reja. Kjo skemë mafioze korrupsioni nuk ka përfshirë vetëm ekzekutivin, por në të kanë qenë të përfshirë edhe media e gazetarë të rëndësishëm në Shqipëri. Media ka luajtur një rol kyç në heshtjen dhe mbulimin e kësaj afere korruptive. Shumë prej tyre u blenë me reklama nga inceneratorët, por edhe shumë gazetarë me emër kanë përfituar shërbime private nga ‘biznesmenët’ e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ku së fundmi në rrjetën e SPAK ra gazetari Endrit Habilaj.
SPAK e di se shumë televizione dhe gazeta u paguan nga paratë e inceneratorëve në mënyrë që të mbyllnin gojën. Inceneratorët treguan, që përveç korrupsionit të qeverisë, ishte korruptuar edhe media e gazetarë të përveçëm. U zbuluan faktet që gazetarë të ndryshëm, dhe mbi të gjitha redaksi televizionesh dhe gazetash, merrnin para nga inceneratorët pa ofruar asnjë lloj shërbimi. Financimet ishin pjesë e skemës për të mbyllur gojën e medias që publiku mos të mësojë se çfarë ndodh me paratë e tyre. Këtë fakt e evidentoi edhe DASH. “Rrjedhja e informacionit mbi pagat në dhjetor 2021 dhe janar sugjeroi se shumë gazetarë të njohur dhe media morën pagesa të drejtpërdrejta nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e inceneratorëve.”
Po kush janë këto media?
Por CNA tregoi me dokumente ekskluzive sesi televizione, gazetarë, e portale, janë paguar truri i inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe bashkëpunëtori i tij Klodian Zoto, njerëzit e skemës së inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Bëhet fjalë për pagesa direkte nga kompanitë e inceneratorëve për mediat, duke i justifikuar si publicitet e të tjera forma e mënyra, deri tek subjektet fiktive që kanë të njëjtat adresa, në televizione kombëtare, ku fshihen emra personash të stafit, të cilët kanë hapur kompani dhe janë paguar nga inceneratorët.
Disa nga mediat që janë paguar nga njerëzit e inceneratorëve. Kompania “Focus Group”, e Irfan Hysenbelliut që përfshin televizionin News 24, Balkanweb, etj, ka marrë miliona lekë nga inceneratorët, ndërsa në listëpagesë ka qenë edhe kompania e televizionit Fax News. Vetëm në gjysmën e parë të 2021, “Focus Media News”, ka marrë gati 100 milionë nga kompania e Klodian Zotos, të inceneratorëve.

Edhe Fax Media News, është paguar sistematikisht nga kompanitë e inceneratorëve. Sipas dokumenteve, në të paktën 7 fatura të vitit 2021, vlera shkon mbi 90 milionë lekë, para të ekzekutuara për , Fax Media News.

Ndërkohë, miliona kanë marrë edhe portale periferike si ai i Baton Haxhiut. Bëhet fjalë për pagesa të kryera nga kompanitë e inceneratorëve, për “Albanian Post”, që administrohet nga Baton Haxhiu. Analisti kishte një kontratë prej 4400 euro/muaj, e cila shkonte 26.400 euro në 6 muaj. Sipas kontratës nga 1 shkurti deri në 1 gusht 2021 periudhë që përkon me komisionin hetimor si dhe zgjedhjet Baton Haxhiu do paguhet për median e tij 442.800 lekë në muaj për një reklamë në web-in e tij thuajse anonim.
“Kjo kontratë është lidhur në Tiranë, më 01/02/2021 mes palëve kontraktuese që vijojnë: Albanian Post Sh.p.k, (në vijim “Ofruesi i Shërbimit”), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar sipas legjislacionit shqiptar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, me numër unik të identifikimit të subjektit (NUIS) M01315012G, me zyra qendrore ne adresën: Sheshi Papa Gjon Pali 2 Stadiumi Air Albanian Holli AB, Tiranë, Shqipëri, ligjërisht i përfaqësuar sipas autorizimit bashkelidhur kesaj kontrate nga Z./Znj.Besa Kopellaj, ne cilësinë e Përfaqesues së Ofruesit të Shërbimit dhe Integrated Energy BV SPV, (në vijim “Klienti”), një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me numër unik identifikimi (NUIS) L72031013B, me zyra qendrore ne adresën Njesia Administrative nr 5,Bulevardi Gjergj Fishta nr 48 Tirane, ligjërisht i përfaqësuar nga Z/Znj. Arjola Kodra në cilësinë e Administratorit”, thuhet ndër të tjera në kontratë, ku përcaktoheshin me detaje afatin dhe pagesat.