Fredi Beleri rikthehet në burg pas betimit në Parlamentin Europian: Gjikuria, kandidat më i përshtatshëm se unë.

0
8

Fredi Beleri është kthyer në Shqipëri nga Aeroporti i Rinasit pasi u betua në Parlamentin Evropian si eurodeputet.

I pyetur nëse do të shkojë ditën e sotme në Himarë, Beleri është përgjigjur që nuk do të shkonte.

“Nuk më vjen keq që do të shkoj në qeli”, u shpreh Beleri nga Rinasi.

Duke folur për kandidatin e ri, Petro Gjikuria për zgjedhjet që do të zhvillohen në Himarë për postin e kryebashkiakut, Beleri tha se ai është një figurë më e përshtatshme se vetë ai.

“Sigurisht që mund t’i fitojë! Opozita ka zgjedhur një kandidat besoj se edhe më të përshtatshëm se unë. Qytetarët e Himarës duhet të mbarojë atë që filluan më 14 maj të 2023-it. Jam i bindur për fitoren!” u shpreh Beleri.

Në orën 16:00 Belerit i mbaron leja 5 ditore e dhënë nga Drejtoria e Burgjeve.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading