Zbardhen detaje tronditëse nga vetëvrasja e Olsi Ibros – Dyshohet se qëndroi pak në makinë ku mendohet se piu helm dhe..

0
0900

Zbardhen detaje të reja nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë të vetëvrasjes së 45-vjeçarit Olsi Ibro. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë në zonë, një pistë e re hetimi është ngritur nga policia.

45-vjeçari dyshohet se më parë se ka pirë helm dhe më pas për shkak të gjendjes shëndetësore të rëndë që i ka shkaktuar vetëhelmimi, është ngjitur në pallatin në ndërtim për t’u vetëhedhur dhe për t’i dhënë fund jetës. Kamerat e sigurisë kanë pikasur 45-vjeçarin të vetëm brenda në makinën e tij të parkuar para pallatit ku u vetëhodh. Nga pamjet që ka grupi hetimor, Ibro ka qëndruar për një kohë të gjatë i vetëm brenda në makinë, nga ku dyshohet se aty mund të ketë konsumuar edhe helmin.

Pritet të bëhet ekspertiza mjekoligjore për të vërtetuar nëse 45-vjeçari është vetëhelmuar para se të hidhej nga pallati në ndërtim.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading