Të shtënat në Tale, zbulohet identiteti i të plagosurit, autori në arrati (Emri)

0
439

Alfred Marku është personi i mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave të regjistruara në Tale, Lezhë.

Policia njofton se të shtënat u regjistruan në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, teksa motiv dyshohet se është bërë një konflikt për motive të dobëta.

Policia ka identifikuar autorit, i cili është ende në arrati.

“Autori i  dyshuar i ngjarjes, shtetasi E.L, 30 vjeç,  pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading