Petro Koçi nxjerr informacionet e forta për “21 Janarin”: SPAK të hetojë njerëzit misteriozë që ishin atë ditë…

0
1140

Petro Koçi nxjerr informacionet e forta për “21 Janarin”: SPAK të hetojë njerëzit misteriozë që ishin atë ditë të ‘zezë’ brenda korridoreve të Kryeministrisë, motivet që shtynë Berishën për deklarimet e çmendura pas ngjarjes, kush e dha urdhrin për vrasjet e fshirjen e serverave dhe mjekët që ‘gënjyen’.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur tashmë hetime për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar të vitit 2011. Familjarët e Aleks Nikës, i vrarë në protestë, vrasje për të cilën ende nuk ka autor, por kërkojnë drejtësi. Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, deklaroi se krimi i “21 Janarit”, duhet zbardhur. Sipas tij, e rëndësishme është që disa prej dëshmitarëve e ndoshta dhe të autorëve të procesit të vendimmarrjes apo të urdhërdhënës së asaj dite të zezë, janë të gatshëm të deponojnë.

Po ashtu, Petro Koçi shprehet se: “ SPAK duhet të hetojë se a ka patur njerëz të cilët s’kanë lidhje me kryeministrin atë ditë në korridoret e Kryeministrisë. Kush e ka dhënë urdhrin për të fshirë serverat që kanë regjistruar hyrje-daljet, lëvizjet në korridoret e Kryeministrisë.  Duhen hetuar motivet që e kanë shtyrë zotin Berisha për deklarimet e çmendura pas ngjarjes. Nga kush i ka marrë, duhet të dëshmojë se kush ia ka thënë këtë gjë se ai nuk është as hetues e as zbulues”.

Ndërkohë ligjvënësi socialist Koçi, shtoi SPAK duhet të hetojë pse mjekët deklaruan diçka që ishte jo objektive lidhur me plagët. Sipas tij, ka shumë gjëra për të cilat duhen hetuar, por e rëndësishme është që të zbulohet se kush e ka dhënë urdhrin.

-Zoti Koçi, SPAK do hetojë “21 Janarin”, si e komentoni këtë lajm?

Çdo krim që ka ndodhur duhet zbardhur por kur bëhet fjalë për krime publike, përgjegjshmëria është dhe më e madhe, sepse në fund të fundit, rezultati i zbardhjes së këtyre krimeve, ndikon shumë në besueshmërinë e institucioneve dhe në mënyrën  sesi publiku percepton institucionet që bëjnë këto ligje. Në këtë rast, është një lajm shumë i mirë për drejtësinë dhe për të vërtetën. E natyrisht që është një sinjal optimist për të besuar te zbardhja e atij krimi shtetëror.

E veçanta e kësaj radhe nuk është thjesht fakti që tashmë SPAK më në fund e ka filluar çështjen, ka filluar procedimin penal, bazuar që nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut në atë të Gjykatës së Lartë. Ajo që është e veçantë është reagimi i PD-së. Ajo lloj deklarate tregonte që brenda Partisë Demokratike, duket se faji është i qartë. Që nga deklarata arrin të kuptosh se faji është që nga Sali Berisha e deri te të tjerët. E rëndësishme është që disa prej dëshmitarëve e ndoshta dhe të autorëve të procesit të vendimmarrjes apo të urdhërdhënës së asaj dite të zezë, janë të gatshëm të deponojnë.

-Mendoni se zoti Sali Basha do të thotë të vërtetën në kushtet ku gjendjet sot?

Kjo varet shumë nga roli që ai ka luajtur atë ditë. Nëse ka një rol aktiv në urdhër dhënie, do të jetë më i frenuar për të thënë të vërtetën e nëse jo, nuk ka arsye pse të mos përgjigjet e të rezervohet. Nëse ai ka dëshmi të cilat janë të rëndësishme për procesin, mban njëlloj përgjegjësie, të paktën morale e ndoshta dhe penale lidhur me atë se pse nuk ka kallëzuar deri tani pasi ka nene të caktuara për mos kallëzim krimi.

-Ka shumë kush, edhe koleg gazetar thonë se duhet të hetohet gjithçka, që nga vrasja që është më e rënda e deri te organizatorët. Mendoni se duhen hetuar edhe organizatorët, PS për atë çfarë ka bërë, mirë apo keq, duhet të hetohen edhe ata? Jeni dakord që të ketë një hetim gjithëpërfshirës?

Për mua, gjithkush që ka ndikuar në ato akte të dhunshme, patjetër që duhet të mbajnë përgjegjësi. Por si ngjarje në vetvete nuk ka përgjegjësi Partia Socialiste. Protesta të dhunshme janë bërë me dhjetëra në Shqipëri dhe nuk ka ndodhur asgjë me organizatorët. Gjithë problemi është reagimi ndaj kësaj proteste. Partia Demokratike edhe në vitin 2016 ka bërë protesta edhe më të egra e të dhunshme por shteti është treguar korrekt. Ka vepruar me mjete, të cilat kanë shërbyer vetëm për të ulur tensionet, si gazi lotsjellës ku janë ankuar shumë qytetar.

  1. Për mua duhet hetuar se a ka patur njerëz të cilët s’kanë lidhje me kryeministrin atë ditë në korridoret e Kryeministrisë.
  2. Kush e ka dhënë urdhrin për të fshirë serverat që kanë regjistruar hyrje-daljet, lëvizjet në korridoret e Kryeministrisë.
  3. Duhen hetuar motivet që e kanë shtyrë zotin Berisha për deklarimet e çmendura pas ngjarjes. Nga kush i ka marrë, duhet të dëshmojë se kush ia ka thënë këtë gjë se ai nuk është as hetues e as zbulues.
  4. Pse mjekët deklaruan diçka që ishte jo objektive lidhur me plagët. Ka shumë gjëra për të cilat duhen hetuar por e rëndësishme është që të zbulohet se kush e ka dhënë urdhrin.

-Si i patë për mbi katër orë deklaratat e zotit Dumani në Kuvend?

Ka ndodhur një gjë e paprecedent sepse të gjithë deputetët e opozitës dhe më vjen keq se nuk kishte kategori të ndryshme, por ishin thuajse e njëjta kategori qëndrimi dhe pozicioni ndaj kryeprokurorit të SPAK-ut. Për mua ishte një kurth, ishte një pritë pabesie jo vetëm ndaj rregullit dhe traditës parlamentare por edhe në raport me vetë institucionin. Ne mbrojtëm të vërtetën përsa i përket rolit të SPAK-ut deri tani. Nuk jemi ne garda politike e SPAK-ut, pasi e mbron vetveten, e mbron Kushtetuta, e mbron ligji dhe e mbrojnë shumë mirë dhe partnerët tanë strategjik ndërkombëtar ku mund të mos ketë as nevojën tonë.

Më në fund jemi në një pikë ku shteti është duke u përpjekur për të ulur korrupsionin dhe krimin e organizuar. Edhe kur dikush mendon se proceset hetimore, identifikimi i provave mund të ketë ndonjë defekt tek-tuk, te mos harrojmë që puna hetimore është një punë jashtëzakonisht e lodhshme dhe kërkon një përqendrim 100% në çdo sekondë. Mos harrojmë se në hetime ka dhe presion, ka presion nga politika. Dy kryetarët më të lartë të opozitës, sulmojnë vazhdimisht SPAK-un në mënyrë banalë ku e quajnë drejtësinë e re me epitete nga më të ndryshme, ky tjetri ça nuk përdor.

-Dikush tjetër zoti Koçi thotë që ju nuk përdorni intimidimin publik por nëpërmjet kanaleve të tjera, siç tha zoti Bardhi që iu ka dërguar një mesazh kryeministri Rama përmes dikujt tjetër?

Këto janë ato gjëra që iu ngjajnë veprave të Enver Hoxhës që bënte sinoptikën e krimeve. Për mua kanë rëndësi deklarata të mbështetura mbi fakte të cilat janë të verifikuara, këto i quaj serioze pa te tjerat veç broçkulla.

-Në datë 4 gusht kemi zgjedhjet në Himarë, si i shihni ato? Pse duhet të lihet data 4, në mes të sezonit turistik? Jeni pro apo kundër kësaj date?

Zgjedhjet në Himarë janë shumë shumë të rëndësishme. Unë nuk jam as pro dhe as kundër. Është një gjë që duhet respektuar. Problemi është nga ana politike, jo partiake nga ngjarjet e zhvilluara aty krijuan një precedent në marrëdhënie mes Shqipërisë dhe Greqisë në raport mes ekzagjerimeve të Greqisë me një shtetas i cili garon në një njëri vendore të Shqipërisë. E konsideruan Belerin sikur ishte gati ambasadori i Greqisë në Shqipëri. Ne nuk presim kokën tonë e t’ua vënë grekëve sot.

Më mirë voton një grek që do Greqinë sesa një shqiptar që do më shumë Greqinë sesa Shqipërinë. Duhet të jenë njerëz të përkushtuar ndaj shtetit të tyre. E gjitha platforma e Vorio Epirit është e rrezikshme, e cila cënon integritetin territorial të Shqipërisë dhe këta janë persona të cilët janë të lidhur ngushtësisht me këto platforma. Vetë mbështetja e Greqisë ndaj këtyre personave dhe platformave është komprometuese.

-Fakti që ne nuk i madhe leje Belerit që të shkojë në Greqi për t’u betuar por i dhamë leje për të shkuar në Parlamentin Europian, a tregon kjo që ne nuk kemi këllqe përballë Parlamentit të BE-së?

Jo, se nuk besoj se marrëdhënia dhe çështja është mes Shqipërisë dhe Parlamentit Europian. Fakti që iu dha leja, ka të bëj me shumë faktor. Natyrisht që kjo ka lidhje me Drejtorinë e Burgjeve, me Ministrinë e Drejtësisë dhe ata e kanë menduar se në momentin që i është dhënë dënimi përfundimtar i vendimit, atëherë është quajtur më e volitshme për t’ju dhënë leje qoftë në rastin e betimit në Parlamentin Europian apo qoftë dhe për ngjarje familjare.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading