Shkëmbimet tregtare me Turqinë, kanë arritur 54.5 miliardë lekë

0
turqi

Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi raportin mbi tregtinë e jashtme për periudhën janar-qershor, sipas të cilit Turqia renditet partneri i tretë tregtar, duke zënë 7 % të vëllimit.

Shkëmbimet tregtare me Turqinë në 6-mujorin e këtij viti, kanë arritur 54.5 miliardë lekë.

Referuar të dhënave për periudhën janar-qershor eksportet shqiptare drejt Turqisë arritën 2.1 miliardë lekë, nga 2.3 miliardë lekë që ishin 6-mujorin e 2023-shit, ndërsa importet për periudhën 6-mujore llogariten mbi 52.4 miliardë lekë.

Produktet më të eksportuara janë mineralet dhe metalet, bimët aromatike e mjekësore, dhe produktet fason.
Nga Turqia, janë importuar 15 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale, 7 miliardë lekë minerale, lendë djegëse, energji elektrike,si dhe 5.6 miliardë lekë tekstile dhe këpucë. Ndërkohë importi i produkteve kimike dhe plastike llogaritet gati 6 miliardë lekë.

Shqipëria ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me Turqinë, të nënshkruar në 2006-n, dhe e cila ka hyrë në fuqi në maj 2008. Nëpërmjet kësaj marrëveshje dy vendeve u krijohen mundësi për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet tyre.

Eksportuesit shqiptarë mund të përfitojnë nga marrëveshja e tregtisë së lirë mes Shqipërisë dhe Turqisë, e cila u jep atyre mundësinë e eksportit të një numri produktesh shqiptare në tregun rajonal pa tarifa doganore ose me kuota tarifore.

Eksportet e produkteve industriale me origjinë shqiptare janë të liberalizuara. Ndërkohë, për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra-tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading