Ushtruan dhunë ndaj dy motrave të tyre, bie në pranga 30-vjeçari, e pëson keq vëllai i mitur.

0
389

Një 30-vjeçar banues në Kukës është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy motrave të tij.

Në lidhje me ngjarjen është proceduar penalisht dhe vëllai i tij i mitur, 17-vjeç.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se dy vëllezërit, akuzohen për “Dhunë në familje”, pasi kanë rrahur dy motrat e tyre.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërkohë që materialet u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.

“K. M., 30 vjeç, banues në Kukës, si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij të mitur 17 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal. Këta dy shtetas dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj dy motrave të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading