Lojërat Olimpike, kuqezinjtë nisen drejt Parisit. Delegacioni shqiptarë i përbërë nga 8 sportistë.

0
3384

Shqipëria kërkon një trofe olimpik. Përfaqësuesja shqiptare u nis mëngjesin e kësaj të mërkure drejt Parisit, aty ku do të zhvillohet dhe edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike.

Delegacioni shqiptarë i përbërë nga trajnerët dhe 8 sportistë që do të marrin pjesë në gara, katër nga të cilët e kanë siguruar kualifikimin me normë në bazë të perfomancës sportive, ndërsa katër të tjerë shkojnë me ftesë.

Pritshmëritë janë maksimale se mund të bëjë mirë dhe për herë të parë në histori Shqipëria të pretendojë për një medalje olimpike. Pritshmëritë më të mëdha janë në mundje, aty ku Shqipëria përfaqësohet nga tre sportistët rus të natyralizuar si shqiptar, Abakarov, Dudaev dhe Valiev

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të ngrejë siparin më 26 korrik, me ceremoninë e hapjes në Paris, një veprimtari që do të bëjë bashkë 10500 sportistë nga e gjithë bota.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading