“Rama dëshiron ta kthejë qytetin në…”, anëtarja e Këshillit Bashkiak shpërthen kundër kullës 35 kate në Shkodër.

0
5213

“Kulla nuk asht cool n’Shkodër’ me këtë slogan qindra qytetarë të mbështetur edhe nga shoqëria civile kanë marshuar ditën e hënë nga sheshi ‘Luigj Gurakuqi’ deri përpara bashkise së këtij qyteti, pasi janë kundër ndërtimit të një kulle shumë katëshe në kryeqendrën e veriut.
Ndërtimi i kullës sipas protestuesve është fillimi i shkatërrimit të identitetit të Shkodrës.
Eliona Shkreli, anëtare e ‘Këshillit Bashkiak Shkodër’, u shpreh për një program televiziv se kjo luftë për ta grabitur qytetin me doemos, ka qenë që Shkodra të kthej në ‘lavatriçen’ e radhës të pastrimit të parave të klientëve e miqve të kryeministrit Rama.

“Duhet që shkodranët, qytetaria, njerëzit e banorët të çohen e të mos lejojnë ndërtimin e kësaj kulle,sepse ndalimi i kësaj kulle do shpëtonte jo vetëm Shkodrën por edhe të gjitha ndërtimet kulturore të saj”- u shpreh Shkreli.
“Shkodra është një qytet unik sa i përket arkitekturës.
Në fakt deri më tani është një qytet i paprekur dhe është pasur kujdes nga pushteti vendor dhe nga qeveria e para 2013 që investimet të ishin të kujdesshme sidomos brenda në qytet dhe jemi kundër kësaj kulle, Shkodra është kundër kësaj kulle dhe e githë qytetaria shkodrane është kundër.
Përveç se është në zemër të qytetit të Shkodrës prish çdo imazh që qyteti ka,prish identitetin e saj historik e kulturor,
Shkodra është e pasur me trashëgimi kulturore, është e pasur me monumente kulture dhe është krejtësisht e pavend që të ndërtohet një kullë 35 kate vetëm sepse është një tekë e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Beçi.

Shkodra kishte mbetur e paprekur dhe e gjithë kjo luftë për ta grabitur qytetin me doemos, ka qenë pikërisht kjo që Shkodra të kthej në lavatriçen e radhës të pastrimit të parave të klientëve e miqve ‘bossëve’ të krimit të drogës, miq të kryeministrit Rama.
Unë jam e bindur që hapja e kësaj kulle absolutisht çon në ndërtimin e kullave të tjera jo vetëm në Shkodër por në të gjitha pikat atraktive të saj, do vijojë padiskutim më Shirokën e Zogaj si dy pika turistike pranë liqenit të Shkodrës.
Duhet që shkodranët, qytetaria, njerëzit e banorët të çohen e të mos lejojnë ndërtimin e kësaj kulle,sepse ndalimi i kësaj kulle do shpëtonte jo vetëm Shkodën por edhe të gjitha ndërtimet kulturore që kanë mbetur të ‘virgjëra’ ashtu siç zoti i ka krijuar”- tha Shkreli.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading