Nga dhuna ndaj babait deri tek vjedhja, bien në pranga katër persona në Tiranë.

0
640

Katër persona janë arrstuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 22-vjeçar ka kryer vjedhje, ndërkohë që një 25-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Dy persona të tjerë janë arrestuar për vepra penale drejtimin motomjeti pa leje dhe drejtim motomjeti në gjendje të dehur. Me rastet do të merret Prokuroria e Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin M. I., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin T. M., 25 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: M. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi;

A. R., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri, shtetasi A. P., 64 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading