Ministria e Mbrojtjes: Avioni rumun nis ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e flakëve në Malin e Thatë.

0
27466

Avioni rumun i ardhur sot për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në Malin e Thatë ka nisur menjëherë nga puna.

Situata e rënduar me zjarret në Pustec ka bërë që Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civilie të ndihmojë Shqipërinë me dy avionë rumun që të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve nga ajri.

Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile.

Njoftimi i Ministrisë: 

Nis në Malin e Thatë, në Pustec ndërhyrja e parë nga avioni i ardhur sot, si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Ndërhyrja me avion dhe helikopter do të vijojë, sipas përcaktimit të emergjencave civile.
Mirënjohje partnerëve tanë evropianë për mbështetjen në këto momente të vështira, që ndikohen nga temperaturat ekstreme që kanë përfshirë gjithë rajonin!

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading