Sot testimi për mjekësinë, dy mijë maturantë do të garojnë mes tyre për 500 vendet e studimit.

0
mjeksi-ezgif.com-webp-to-jpg-converter

Ka nisur këtë të mërkure testimi i informatizuar për maturantët që kanë zgjedhur të studiojnë në degën Mjekësi e Përgjithshme. Ky test është filtri që përzgjedh studentët më të mirë, pasi 70 % e pikëve grumbullohen  nga matura shtetërore dhe 30 % nga testimi i sotëm

Të ndarë në grupe gjatë ditës së sotme janë testuar 240 maturantët parë. Test ky që zgjat 60 minuta .testi është hartuara me alternativa dhe maturantët i marrin përgjigjet në kohë reale

Janë mbi 2000 maturantë që  janë regjistruar për tu testuar  nga të cilët do të shpallen 430 fitues, ndërsa 70 kuota të tjera i takojnë studentëve nga Diaspora. Testimi i studentëve do të kryhet deri në datën 23 gusht sipas një kalendari të përcaktuar.

Studentët e Mjekësisë nuk do të nënshkruajnë kontratë që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor pas përfundimit të studimeve në vendin e tyre  e më pas të pajisen me diplomë. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë nenet detyruese në ligj, por ligji nuk kaloi për miratim në parlament.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading