Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Rrumbullaku: Aludimet për fshehje të ngjarjes, të pabaza! Do marrim masa për zbardhjen e qëllimit të dezinformimit.

0
172362

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku e ka cilësuar si skandaloze aludimet se policia e shtetit tentoi që të  fshehë ngjarjen. Rrumbullaku tha se do të merren masa për zbardhjen e qëllimit të dezinformimit.

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku e ka cilësuar si skandaloze aludimet se policia e shtetit tentoi që të fshehë vrasjen e Egli Progës në Pogradec mbrëmjen e 10 gushtit. Rrumbullaku tha se do të merren masa për zbardhjen e qëllimit të dezinformimit.

Në fjalën e tij drejtori i Policisë tha se grupi hetimor ka kryer të gjitha proceduarat dhe ka zbardhur ngjarjen në kohë rekord. Më tej Rrumbullaku tha se policia e Shtetit ka referuar në prokurori ngjarjen si ‘Vrasje me dashje’.

‘Ka vijuar një dezinformim dhe keqinformim lidhur me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec ku humbi jetën një 42-vjeçar. Jam i detyruar të informoj publikun se aludimi se është tentuar të fshihet ngjarja nga shefi i Komisariatit të Pogradecit është i pabazë. Është skandaloz pasi nuk ka asnjë provë. Në asnjë moment dhe asnjë rrethanë nuk është tentuar të fshihet apo të minimizohet ngjarje e rëndë. Është vlerësuar maksimalisht nga komisariati i Pogradecit.

Ceremonia përkujtimore në 15-vjetorin e rënies në krye të detyrës të 4 Dëshmorëve të Atdheut, ministri Ervin Hoxha: Falë sakrificës së tyre gëzojmë të ardhme të sigurt

Është shkuar në vend ngjarje, janë sekuestruar kamerat e ambienteve përreth, janë shoqëruar disa persona, janë kryer veprimet e hetimeve. Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga grupi hetimor, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes. Është identifikuar autori dhe arrestuar tre të tjerë për moskallëzim krimi. Drejtoria e Policisë Korçë ka dhënë njoftimin e parë zyrtarë, që për arsye të ndryshme u deformua dhe u mohua.

Baltosja në këtë rast është jo thjeshtë e pabazuar por është e dënuar moralisht dhe ligjshmërisht. Dua tu bëj me dije se do të ndërmerren hapa ligjore për të bërë deri ën fund transparencë mbi shkaqet e këtij dezinformomi. Ngjarjet janë të qarta si drita e diellit. Ne e kemi referuar si vrasje me dashje’- tha Rrumbullaku.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading