Përplasje në protestë – Po bënin foto zyrtare me flamurin shqiptar, militantet e PD-së sulmojnë medalistët e Paris 2024.

0
-515-750x423

Gjatë tubimit të radhës së opozitës para bashkisë së Tiranës, disa protestues të PD-së, kanë ofenduar dhe kanë larguar nga ambientet para bashkisë, medalistët e Parisit, të cilit ishin për të bërë një foto para banerit të shpalosur te godina e Bashkisë për mbështetjen e Shqipërisë në Olimpike.

Sait Prizreni, president i Federates se Mundjes, Chermen Valiev e Islam Dudaev, mundësit që i dhanë medalje olimpike Shqipërisë, dhe Zelimkhan Abakarov po mundës, si dhe trajneret Ermal Kryeziu dhe Leonard Çakmashi kanë mundur të realizojë foton, por protestuesit i janë afruar dhe i kanë përzënë sportistët mes të bërtiturave. Siç duket edhe nga këto video, protestuesit largojnë medalistët olimpike, ndërsa protagonist në video është edhe Sali Lusha, ish-truproja i Sali Berishës’.

‘I ka çau ai plehra… i ka çu… i përdorin…!’- dëgjohet të thotë Sali Lusha. E pashpjegueshme përse protestuesit larguan sportistët që nderuan Shqipërinë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading